VIDEO/ Dhëndri shpërthen në 
dasmë, nusja e trajtonte si 'lolo'

VIDEO/ Dhëndri shpërthen në <br />dasmë, nusja e trajtonte si 'lolo'
Me shumë gjasa kjo martesë nuk e ka të gjatë! Dhëndri shpërtheu gjatë ceremonisë së dasmës, pasi e ndjeu veten si 'lolo', kur gruaja luante me pirunin që mbante në dorë, duke shkaktuar të qeshura në sallë.

Në videon e publikuar në LiveLeak, të sapomartuarit dukeshin fillimisht shumë të lumtur. Gjatë momentit të prerjes së tortës, të gjithë të ftuarit u mblodhën rreth çiftit. Nusja e buzëqeshur, i ofron dhëndrit një pjesë nga torta dhe sapo ai afrohet për ta ngrënë, e largon.

Në këtë moment, një grua që qëndronte në krahun tjetër të dhëndrit, me siguri mamaja e tij (që ia di kokën mirë), ndërhyn dhe përpiqet t'i japë tortën. Sidoqoftë nusja tërhiqet sërish në momentin e fundit dhe përsërit për të disatën herë të njëjtin veprim. 

Sjellja e saj shkaktoi të qeshura tek të ftuarit, por dhëndrit nuk iu duk aspak argëtuese! Ai shpërtheu dhe shkelmoi tavolinën e tortës, duke i lënë të gjithë gojëhapur me reagimin e papritur. Gratë e tjera nga ana tjetër përpiqeshin ta mbanin për të shmangur ndonjë të papritur.

Shpresojmë vetëm që kjo nuse të jetë mirë në momentin që flasim...
 
الزلمي عصبي .. ليش المزح ؟؟

الزلمي عصبي .. ليش المزح ؟؟

Posted by Saida Online on Saturday, October 3, 2015

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos