Dikur shokë ekipi te Liverpool, por dje nuk i kanë mbajtur nervat në pankinë. Fernando Torres dhe Alvaro Arbeloa janë përplasur me fjalë dhe të shtyra në derbin e U-19 mes Atletico Madridit dhe Real Madridit, për gjysmëfinalet e Kupës së Kampionëve.
Trajneri i Atleticos, Torres nuk i ka mbajtur nervat pasi skuadra e tij u barazua nga avantazhi i dy golave. Në fund ish-sulmuesi u përplas me Arbeloan edhe me të shtyra, teksa arbitri i tregoi kartonin e kuq Torresit.
Në dalje edhe një përplasje mes tij dhe një tifozi në shkallët e stadiumit. Pritet që dyshja të reflektojë për sherrin dhe shembullin jo të mirë, teksa trajnojnë moshat e reja.