VIDEO/ Dinamo 'shkelmon' krizën edhe me 10 lojtarë, 'Nëndetësja' fiton në Laç dhe sheh sipërfaqen! Igli Tare në stadium

VIDEO/ Dinamo 'shkelmon' krizën edhe me 10 lojtarë, 'Nëndetësja' fiton në Laç dhe sheh sipërfaqen! Igli Tare në stadium

Baton Zabërgja pas golit

Superliga shqiptare e futbollit mbylli javën e gjashtë. Pasditen e kësaj të enjteje, duke nisur nga ora 15:00, Dinamo fitoi 0-1 me Laçin në transfertë. Edhe pse me dhjetë lojtarë pas daljes me karton të kuq të Behiratches, Blutë iu falën golit të Zabërgjës në pjesën e parë.

Ndeshja nisi me kujdesin e dy skuadrave për mos lënë hapësira pas dhe për të studiuar njëra-tjetrën. Në minutën e 12-të, Baton Zabërgja kaloi Dinamon në avantazh. Në zhvillimet e një këndoreje, topi mbeti në zonën e vendasve dhe sulmuesi shqiptar nga Kosova nuk e pati të vështirë të mposhtte Dajsinanin.

Në pjesën e dytë Laçi shtoi presionin, duke provuar me Tresën dhe Melon, por pa arritur te goli. Në fund tri pikët shkojnë për Dinamon, që pas dy humbjeve ia del të shkojë te suksesi. Në stadium për të ndjekur këtë duel ishte edhe Igli Tare, ish-drejtori sportiv i Lazios. Me gjashtë pikë, Dinamo shkon në vendin e tetë, ndërsa Laçi me shtatë pikë mban vendin e shtatë.

Pas kësaj jave kryeson Egnatia me 13-të pikë, ndjekur nga Tirana me 10-të. Në fund Teuta dhe Kukësi. Kujtojmë se sfida e kësaj jave mes Partizanit dhe Tiranës u shty për në datën 19 tetor, me derbin që do luhet në "Air Albania".

Superliga - java 6-të:

E mërkurë

Erzeni 0-1 Skënderbeu

Vllaznia 0-2 Egnatia

Teuta 0-0 Kukësi

E enjte

Laçi 0-1 Dinamo

Partizani - Tirana (shtyrë për në 19 tetor)

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:37
'Igli Tare më sjell fat gjithmonë', Di Biagio pas fitores: Kjo, kthesa e madhe për Dinamon


Dinamo fitoi 0-1 në Laç, kjo për javën e gjashtë të Superligës. Pas dy humbjeve radhazi, Blutë siguruan tri pikë që janë një lloj frymëmarrjeje. Pas ndeshjes për MCN foli trajneri i Dinamos. Luigi Di Biagio tregoi se Igli Tare i sjell fat kur është në stadium, ndërsa ky sukses do jetë një pikë kthese për të tijtë, paçka se dueli ishte me dy fytyra.

"Ishte një ndeshje e vuajtur, jam krenar për djemtë që dhanë gjithçka në fushë. Sot jemi futur me 11-she më ndryshe, në pjesën e parë ia dolëm me sukses, por në pjesën e dytë nuk u treguam aq të mirë, edhe për shkak të kartonit të kuq. Ndërrova disa role të lojtarëve edhe për shkak dëmtimesh, çdo 5 minuta ndodhte diçka. Shpresojmë se kjo do të jetë pika e kthesës për ne. Igli Tare në stadium? Është miku im, kam 20 vite që e njoh dhe më ka sjellë gjithmonë fat. Bëmë një pjesë të parë shumë të mirë, por morëm edhe një penallti kundër që për fat të mirë ishte në pozicion jashtë loje", tha italiani i stolit të Dinamos.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Avioni 'Embraer 190' duhej të përshkonte 500 kilometra nga Baku në Grozny: si përfundoi në anën tjetër të Detit Kaspik?

Avioni 'Embraer 190' duhej të përshkonte 500 kilometra nga Baku në Grozny: si përfundoi në anën tjetër të Detit Kaspik?