Margaret Thome Bekema realizoi ëndrrën e saj më të madhe mes miqsh dhe familjarësh këtë të enjte. Bekema duhet të ishte diplomuar në vitin 1936, por u shkëput vitin e parë për t’u kujdesur për tre motrat dhe vëllezërit më të vegjel, pasi mamaja ishte sëmurë me kancer.
Ajo thotë se lënia e shkollës në moshën 17-vjeçare i theu zemrën dhe se është mirënjohëse për mundësinë që iu dha.
“Faleminderit nga thellësia e zemrës” u shpreh 97-vjeçarja, mes lotësh ndërsa kishte të vështirë të shprehej në ceremoninë e diplomimit.