Serie A e futbollit në Itali zhvilloi mbrëmjen e të hënës një nga ndeshjet e vlefshme për raundin e 23-të. Në stadiumin 'Friuli' vendasit e Udineses fituan 1-0 kundër Romës, duke bërë që kryeqytetasit të jenë përkohësisht jashtë zonës Champions League, teksa kanë dy ndeshje pa fitore.

Sfida nisi mirë për Udineses, por forma e mirë e gardianit Svliar të Romës bëri që pjesa e parë të mbyllej me rrjeta të paprekura. Në nisje të fraksionit të dytë, konkretisht në minutën e 49-të, duhej goli me goditje dënimi i Ekkelenkamp që Udinese të merrte suksesin e dytë të plotë radhazi dhe me 32 pikë ngjitet në vendin e nëntë në renditje.

Nga ana tjetër, Roma me 43 pikë mbetet në vendin e pestë, dy më pak se Juventusi. Serie A kryesohet nga Interi me 55 pikë, ndjekur nga Milani me 47 pikë dhe një ndeshje më pak, Napoli me 46 pikë dhe Juvja me 45 pikë.

Sot në orën 20:45 sfida Bologna - Milan mbyll raundin e 23-të në elitën e futbollit italian.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 2 Shkurt, 13:24

    A e mbështesni kërkesën e gjyqtarëve për rritje page?