‘Grabiti tokat’, banorët vijojnë protestat kundër resortit të Ulajt në Velipojë! Bllokojnë rrugën dhe futen në kantier, disa të shoqëruar (VIDEO)
Banorët e fshatit Baks-Rrjoll të Velipojës, vijojnë ditën e dytë të protestave kundër ndërtimit të resortit luksoz nga kompania ‘Gener2’ e Bashkim Ulajt. Ata akuzojnë biznesmenin se u ka grabitur pronat dhe sot kanë shkuar të bllokojnë punën e fadromave.
Ka vijuar për ditën e dytë protesta e banorëve të Rrjollit në Velipojë, kundër ndërtimit të resortit luksoz nga kompania ‘Gener2’ e Bashkim Ulajt. Ato kanë bllokuar për rreth 1 orë rrugën Shëngjin-Velipojë, por nuk kanë munguar as tensionet me policinë. Pas rrugës, ato kanë zbritur në kantier ku kanë bllokuar punimet duke kërkuar që makineritë të largohen nga aty.
“Jam në tokën time, ca bëni kështu. Jemi në tokën tonë.
Silleni përfaqësuesin të merremi vesh”, dëgjohen të thonë banorët.
Banorët shprehen se kjo situatë është e pakuptimtë dhe se do t’i vazhdojnë protestat, duke e akuzuar ndërtuesin dhe botuesin Bashkim Ulaj se u ka grabitur tokat. Gjatë protestës se sotme disa banorë janë shoqëruar nga Policia e Shkodrës, ndërsa nuk kanë munguar as përplasjet fizike mes tyre dhe efektivëve.
Më 16 janar të këtij viti, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka firmosur lejen e ndërtimit për resortin turistik gjigant në zonën Rrjollit në Shkodër, dhe parashikon ndërtimin e një kompleksi me sipërfaqe rreth 1.46 milionë metra katrorë, i konsideruar një nga investimet më të mëdha turistike në vend.
Më 31 dhjetor 2024, biznesmeni Bashkim Ulaj, botues dhe pronar i stacionit televiziv A2 së bashku me dy vëllezërit e tij Astrit dhe Ahmet Ulaj morën statusin e veçantë “investitor në strukturë akomoduese me 5 yje, status special” për ndërtimin e resortit turistik Blue -Borgo” nga "Gener 2" “Aba Blue Borgo”, sh.p.k. Ky fshat turistik me vila e hotele luksoze do të ndërtohet në kufi mes Ranës së Hedhun dhe zonës Baks-Rrjoll në Shkodër.
Protesta kundër resortit të Bashkim Ulajt/ Tensione mes policisë dhe banorëve në Velipojë, shoqërohen në komisariat protestuesit (VIDEO)
Policia ka shoqëruar protestuesit që sot bllokuan rrugën Shëngjin-Velipojë duke kundërshtuar ndërtimin e resortit luksoz nga kompania ‘Gener2’. Ata pretendojnë se zona është tokë e tyre dhe se ndërtuesi Bashkim Ulaj u ka grabitur pronat.
Ka ardh koha qe Qeveria te bie Duke I derguar ne Hage ! Pra bie fillimisht Qeveria , pseudo biznesi dhe pseudo elita intelektuale ! Pastaj ne Hage pijne kafe me te madhin Thaçi
Përgjigju
Sandri: 03/02/2026 11:51
Balluku do të shtoje një vilë të vetën të rera e hellun
Përgjigju
Sandri: 03/02/2026 11:49
Balluku do të shtoj një vilë tjetër po te Rana e hellun
Përgjigju
Sandri: 03/02/2026 11:47
Normal Balluku do të shtoje pallatet ose ndo një vilë në Rrjoll
Përgjigju
Sondazhi i ditës:2 Shkurt, 13:24
A e mbështesni kërkesën e gjyqtarëve për rritje page?
Po
14.4%
Jo
80.6%
Nuk e di
5%
Vota total: 1737
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës:2 Shkurt, 13:24
A e mbështesni kërkesën e gjyqtarëve për rritje page?
Ka ardh koha qe Qeveria te bie Duke I derguar ne Hage ! Pra bie fillimisht Qeveria , pseudo biznesi dhe pseudo elita intelektuale ! Pastaj ne Hage pijne kafe me te madhin Thaçi
PërgjigjuBalluku do të shtoje një vilë të vetën të rera e hellun
PërgjigjuBalluku do të shtoj një vilë tjetër po te Rana e hellun
PërgjigjuNormal Balluku do të shtoje pallatet ose ndo një vilë në Rrjoll
Përgjigju