Video/ Donald Trump si Superman
 fluturon mbi “Times Square”

Video/ Donald Trump si Superman<br /> fluturon mbi “Times Square”
Në “Times Square”, në orët e ardhshme do të transmetohet videoja e “Super Trump”, një Donald Trump i pazakontë i veshur si super-heroi me mantel të kuq.

Reklama do të shfaqet në një ekran thuajse 17 metra në qendër të Nju Jorkut. Sipas regjisorit Joel Gilbert, qëllimi është për të treguar forcën fizike të kandidatit republikan, duke nënvizuar kontrastin me rivalen e tij Hillary Clinton, në qendër të skandalit kohët e fundit për shkak të sëmundjes me pneumoni.

Videoja është sponsorizuar nga Komiteti për Rivendosjen Madhështisë Amerikane, gjithnjë në favor të zgjedhjes së kandidatit republikan. Kostoja e transmetimit të videos varion rreth 25 mijë dollarë të paguara në tërësi nga doktor Robert Shillman nga San Diego.

Financuesi ka pohuar që Trump, si Superman, mbron idealet e vërteta dhe drejtësinë. Javën e ardhshme reklama do të transferohet në Florida.
 

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri