Juventus U19 fitoi 2-3 në transfertë me Benfica U19 në grupet e Champions League te të rinjtë. Protagonist absolut në këtë duel për bardhezinjtë ka qenë shqiptari Luis Hasa. Fantazisti ka shënuar dy herë duke përmbysur avantazhin e shqiponjave luzitane.
Me rezultatin 2-0 për Benfica, Juventus shkurtoi shifrat me Mbangula në minutën e 48. Më pas ka qenë rradha për djaloshin shqiptar. Luis Hasa do barazonte ndeshjen në minutën e 63 nga pika e bardhë e penalltisë. Në të 79 minutë sërish Hasa me një perlë nga jashtë zone përmbysi ndeshjen për Juventus.
Me këtë fitore, Zonja merr vendin e dytë në grupin e moshave me 10 pikë, dy më pak se PSG kryesuese. Tri pikët e Juves janë falë shqiptarit Hasa, me 18 vjeçarin që është pjesë e klubit që në vegjëli. Hasa luan për moshat e Italisë.
Dopieta e Luis Hasës: