Në "TQL Stadium" në Cincinnati, Dortmundi siguroi tri pikë pas fitores 1-0 kundër Ulsan, duke marrë kreun e Grupit F në Kupën e Botës për Klube. Ky sukses i vendos verdhezinjtë përballë Monterrey në fazën e 1/8. Minuta e 36-të e ndeshjes ishte deçizive në këtë sfidë. Një asist i Jobe Bellingham u shfrytëzua mirë nga Svensson që e ndali sferën në rrjetë. Me këtë sukses Dortmundi kalon më tej si kokë grupi dhe do tentojë kalimin në çerekfinale, por përballë kanë një ekip të paparashikueshëm si meksikanët e Monterrey.

S.Dh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 23 Prill, 09:22

    A besoni se do të zgjidhen çështjet e mbartura Shqipëri-Greqi?