Borussia Dortmund luajti sot përballë Wolfsburg, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 21 të Bundesligës, me stadium gjysmë të boshatisur.
Asnjëherë s'ishte parë mitiku "Signal Iduna Park" pa spektatorë te "Muri i Verdhë", pjesa më e zhurmshme e stadiumit. Mesatarisht Borussia ndiqet në shkallët e stadiumit nga 81 mijë shikues për çdo ndeshje.
Por sot, edhe i famshmi "Muri i Verdhë", pjesa pas porte ku qëndrojnë plot 24 mijë tifozë verdhezinj, ishte i boshatisur dhe kjo i ngjante një ngrehine.
Shkak për zhvillimin e ndeshjes me Wolfsburgun pa tifozë ka qenë penalizimi nga Federata Gjermane e Futbollit, për shkak të pankartave të tifozëve të Borussia-s ndaj ekipit të Leipzig një javë më parë.
Pavarësisht se luajtën me një stadium të penalizuar, Borussia fitoi ndaj "ujqërve" me rezultatin 3:0, duke marrë vendin e tretë në kampionat me 37 pikë.

("Muri i Verdhë" i Signal Iduna Park sot pa tifozë)
/Shqiptarja.com