Në stadiumin 'Hill Dickinson' të Liverpoolit, vendasit e Evertonit ndalën në barazim 3-3 Manchester Cityn duke e bërë garën për titullin kampion shumë interesante në këtë fund sezoni. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll 0-1 për miqtë e Guardiolës të cilët shënuan me Jeremy Doku në minutën e 43-të. Gjatë fraksionit të dytë Evertoni përmbysi sfidën me dopietën e Thierno Barry dhe golin e Jake O'Brien për rezultatin 3-1. Në minutat e fundit, Erling Haaland dhe sërish Doku (90+7') vendosën ekuilibrat për 3-3, por City mbetet disa hapa pas Arsenalit kryesues, paçka se ka një ndeshje më shumë për të luajtur, atë të prapambetur kundër Crystal Palace.

S.Dh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 5 Maj, 08:35

    Gjykata e Lartë frenon Prokuroritë dhe Gjykatat për arrestin me burg, si e vlerësoni?