TIRANË - 4 drejtues automjetesh janë vënë në prangat e policisë gjatë natës së sotme, pasi drejtonin mjetet e tyre në gjendje të dehur.

Në videon e mëposhtme është momenti i arrestimit të një drejtuesi automjeti, i cili po drejtonte atë nën efektin e alkolit.Në prangat e policisë janë vënë shtetasit: Taiyyib Mir, 37 vjeç, Erion Zhobro, 43 vjeç, Andi Koçi, 28 vjeç dhe Azem Kuka, 33 vjeç, të cilët akuzohen për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi”.

Aksioni i ndërmarrë nga  komisariati i qarkullimit rrugor Tiranë për parandalimin e aksidenteve, (drejtues automjeteshmjetesh që përdorin pije alkolike), ka vijuar gjatë gjithë natës deri në orët e para të mëngjesit të sotëm për ndalimin e të gjithë personave të cilët drejtojnë automjetet nën efektin e alkolit.