VIDEO/ Dyndje masive në dyqanet
H&M, njerëzit në rradhë prej ditësh

VIDEO/ Dyndje masive në dyqanet<br />H&M, njerëzit në rradhë prej ditësh
Qindra klientë i janë drejtuar dyqaneve H&M gjatë mëngjesit të sotëm, pasi doli në shitje koleksioni më i ri në bashkëpunim me markën e modës së lartë, Balmain. Ky filmim i shkurtër i postuar në Facebook tregon blerësit që dynden me vrap brenda në ambientet e dyqanit, pasi kanë pritur për orë të tëra në rradhë…kjo skenë është përsëritur në çdo dyqan H&M në të gjithë botën.

Në Manchester, qindra adhurues të modës e kaluan natën në rradhë jashtë butikut, që të zinin të parët veshjet e koleksionit të shumëpritur. Nga ana tjetër, në Londër u desh ndërhyrja e policisë për të konrtolluar rradhën në një nga dyqanet më të frekuentuar H&M. Disa fansa të tjerë kanë qëndruar në rradhë që të martën, për t’u siguruar që do të hynin të parët në dyqan.

Në Kore, klientët kanë qëndruar në rradhë që një javë më parë. Bashkëpunimi më i fundit i H&M me shtëpinë e modës luksoze, Balmain, është një ndër më të kërkuarat dhe ka tërhequr më shumë interes deri tani. Falë një fushate reklamuese të suksesshme me modelet Kendall Jenner, Gigi Hadid dhe Jourdan Dunn, koleksioni ishte padyshim magnet klientësh në të gjithë botën.

Përveç dyndjeve masive në dyqane, faqja online H&M ka qenë e bllokuar për orë të tëra, nisur nga kërkesat e shumta për të hyrë në rrjet.

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Karrigedjegurit

Mero Baze: Karrigedjegurit