Video e aktorit të Portokallisë, Rama: Çfarë ka partia që e lindën shpresat dhe po e fundos budallallëku


TIRANË, 13 Mars /ATSH-Gjergji Mima/ -Kryeministri Edi Rama reagoi sot ndaj deklaratave të sekretarit të Përgjithshëm të partisë demokratike, Arben Ristani mbi videon e aktorit të emisionit humoristik Portokalli, Bes Kallaku, të postuar nga kryeministri Rama në faqen e tij zyrtare në "Facebook".
"#?VajmedetPD?, po me videon e aktorit të talentuar të Portokallisë çfarë ka xhanëm partia që e lindën shpresat dhe po e fundos budallallëku!..", shkruan Kryeministri Rama në një postim të tij.
Sekretari i PD, Ristani u shpreh më herët në një deklaratë për mediat se, "presioni ndaj drejtësisë për të mbyllur hetimin dhe fshehur të vërtetën, u vu në jetë fillimisht nga Edi Rama, i cili publikoi në Facebook një video të aktorit të Portokallisë që përqesh e bën pazar me jetën e deputetëve. Më tej u mor në dorë nga Ilir Meta, i cili e dërgoi aktorin e Portokallisë në dyert e prokurorisë, me anë të regjisorit të skemave të sigurimit të shtetit, Spartak Braho"
/f.n/

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja