Video e deputetes Deda, Tahiri:
Skandal, injorancë dhe fodullëk'Meta të prononcohet e të marrë masa'

Video e deputetes Deda, Tahiri:<br />Skandal, injorancë dhe fodullëk'Meta të prononcohet e të marrë masa'
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, e cilëson skandaloze sjelljen e deputetes demokrate, Albina Deda, ndaj punonjësve të policisë.

Deputetja e PD publikoi mbrëmë një video ku i drejtohej me shpërfillje policit të rrugores duke i thënë "shko mblidh hashashin".

Kjo video iu kthye në bumerang deputetes, pasi ka sjellë një reagim të fortë nga opinioni publik.
 
"Nuk kisha menduar kurrë që një deputet do filmonte gangsterllëkun e vet me policinë e do ishte aq fodull sa t'ia përplaste në fytyre publikut këtë shfaqje të shëmtuar", shkruan Tahiri në Facebook. 

Sipas Tahirit, "qeveria po çmonton pandeshkueshmerine, ndaj shembuj te tille injorance e banaliteti jane forca me e mire per te ecur ne rrugen e nisur".

"Këta lloj deputetësh janë turpi i vetes, i shoqërisë dhe i atyre qe nga bunkeret e SHQUP-it nuk bejne gek-mek per ti denuar por i mbrojne sic mbrojne gangot njeri-tjetrin. Shperndaji pamjet e deputetes sa me shume, qe ta kuptoje i madh e i vogel nivelin banal ku eshte katandisur PD. Kaq mjafton per te na dhene kurajo te gjitheve, Shqiperise se gjenerates tjeter", shkruan Tahiri në Facebook.

tahiri
Reagimi i Tahirit në Facebook
"Sjellje skandaloze e një deputeti ndaj një funksionari publik. Turp për PD sjellja e deputetes ndaj punonjësit të policisë.
Nuk kisha menduar kurrë që një deputet do filmonte gangsterllëkun e vet me policinë e do ishte aq fodull sa t'ia përplaste në fytyre publikut këtë shfaqje të shëmtuar.
 
Mund të nxjerrësh të inkriminuarit jashtë parlamentit me ligj, por nuk nxjerr dot me ligj jashtë parlamentit as injorancën, as mungesën e qytetarisë dhe edukates minimale.
Kur deputeti duhet te jete shembull i respektit ndaj ligjit e veçanërisht ndaj punonjesit te policise, e kunderta ndodh me kete lloj rrace deputetesh qe ne foltoren e parlamentit shesin moral e ne jeten e perditshme sillen si gango me policinë.

PD zyrtare do kerkoje falje për këtë shfaqje vulgare, injorance e fodulleku?

Këto pamje janë fiks gjithçka kishim nevoje te linim pas krahëve, per ti dhene vendit modelin e respektimit te ligjit, me se pari nga ata qe mbajne funksione publike.
Kjo qeveri po çmonton pandeshkueshmerine, ndaj shembuj te tille injorance e banaliteti jane forca me e mire per te ecur ne rrugen e nisur.

Kurajo per punonjesit e policise se shtetit qe perballen me kete lloj dhune pushtetaresh. Keta lloj deputetesh jane turpi i vetes, i shoqerise dhe i atyre qe nga bunkeret e SHQUP-it nuk bejne gek-mek per ti denuar por i mbrojne sic mbrojne gangot njeri-tjetrin.

Shperndaji pamjet e deputetes sa me shume, qe ta kuptoje i madh e i vogel nivelin banal ku eshte katandisur PD.
Kaq mjafton per te na dhene kurajo te gjitheve, Shqiperise se gjenerates tjeter".


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksident në  aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur

Aksident në aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur