Video e dhunës  provë në gjyq
Ndoka do pajtim me Strazimirin

Video e dhunës  provë në gjyq<br />Ndoka do pajtim me Strazimirin
TIRANE - Gjykata e Lartë administroi si provë për gjyqin Strazimiri-Ndreu-Ndoka, videon e filmuar në Kuvend më 10 korrik të 2014-ës ku shfaqen goditjet që merr deputeti demokrat nga dy kolegët e mazhorancës.
 
Për herë të parë video e kërkuar si provë nga Prokurori Adnand Xholi u shfaq në seancën e kësaj të enjteje. Deputeti i Partisë Socialiste Pjerin Ndreu nuk ishte i pranishëm por u përfaqësua nga avokati i tij, ndërsa kolegu i tij socialist Arben Ndoka, që gjithashtu akuzohet për goditje ndaj Strazimirit, ishte i pranishëm në sallë me avokatin e tij.

Por gjykata nuk mundi të administrojë si provë dëshminë e deputetit demokrat Oerd Bylykbashi  për arsye procedurale. Ai kerkoi qe pas adminsitrimit te videos dhe mbledhjes se deshmive, Gjykata ta mbylle sa me shpejt procesi

Ora 11.00 Bylykbashi: Gjykata e pa videon e dhunës, tani të mbyllë sa më shpejt procesin pavarësisht taktikave zvarritëse
Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, dëshmia e të cilit nuk u pranua për arsye procedurale, sic ai vetë deklaroi, tha se video e dhunës që panë shqiptarët u adminsitrua këtë të hënë edhe nga Gjykata e Lartë. Në këto kushte tha Bylykbashi, është momento që Gjykata ta mbyllë sa më shpejt procesin pavarësisht taktikave zvarritëse që sipas tij po bëhen.
 
“Ishim sot për të dëshmuar në lidhje me çështjen por gjykata mori vendim që dëshmia ime dhe e kolegëve të tjerë që ishim prezent të mos merrej në konsideratë për arsye procedurale. Nuk komentoj vendimin e  gjykatës, por dua të dëshmoj këtu atë që pash unë dhe kolegët e mi, sesi Ndreu goditi pa asnjë provokim nga prapa deputetin Strazimiri atë që e panë të gjithë shqiptarët nëpërmjet mediave, është i njëjta filmin që edhe Gjykata e pa këtë radhë me zë dhe figurë atë që ndodhi. Është dëshmuar edhe goditja nga deputeti Ndoka. Në këtë pikë mbi bazën e dëshmive të mbledhura gjykata ta përmbyllë sa më shpejt, pavarësisht taktikave zvarritëse, personat që kanë bërë këtë vepër kriminale, duke dhënë drejtësi dhe duke i dhënë dënimin që u takon këtyre personave që çështje të tilla të mos ndodhin më në parlamentin shqiptar. Uroj që Gjykata e Lartë ta vazhdojë dhe mbyllë sa më shpejt pavarësisht taktikave zvarritëse”, u shpreh për mediat deputeti Bylykbashi në përfundim të seancës.



Ora 10.35 Avokati i Ndokës: Pranojmë dhunën, kërkojmë pajtim
Avokati i Ndokës, i cili edhe në seancat e mëparshme e ka pranuar goditjen ndaj demokratit, tha se është i gatshëm që çështja të zgjidhet me pajtim.
 
Ardian Visha: Nuk kemi asgjë për të shtuar për videon. Pranojmë goditjen ndaj Strazimirit dhe jemi të gatshëm ta zgjidhim me pajtim.

Ai kërkoi që në seancën e radhës e cila do të mbahet më 10 prill, të pyeten dy oficerët e gardës së republikës të cilët ndodheshin në korridorin e Parlamentit kur ndodhi skena e dhunës.
 
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

SPAK dërgoi dosjen për gjykim! GJKKO kërkon të rikualifikohet akuza për Ilir Beqajn, Klodjan Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj

SPAK dërgoi dosjen për gjykim! GJKKO kërkon të rikualifikohet akuza për Ilir Beqajn, Klodjan Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj