Me 1,266 të vdekur, 250 prej të cilëve të regjistruar vetëm në 24 orët e fundit, dhe 17,660 të infektuar,  Italia vijon të jetë një nga vendet më të prekura nga virusi vdekjeprurës COVID-19.

Të ndodhur përballë një situate të tillë tepër të vëshirë, shumë shtetas Italian të ngujuar në shtëpitë e tyre si masë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit kanë krijuar atë që tashmë cilësohet si një himn për të rikthyer buzëqeshjen, mbajtjen gjallë të pozitivitetit, por edhe për të ruajtur në një farë mënyre shpirtin “luftarak” dhe dhënë vetes kurajo se: “do t’ia dalim…”.

Shfaqa që shihni në videon e mëposhtme, e krijuar nën heshtjen surrealiste të Napolit dhe pjesë e së cilës janë edhe një baba me të bijën e tij, ka për qëllim  mastërimin e kurajos së njerëzve për të luftuar së bashku dhe fituar betejën më të vështirë.

Ashtu sikurse thotë edhe një shprehje e kryeministrit Italian Giuseppe Conte referuar kësaj situate të vështirë: “Le të qëndrojmë larg sot, për t’u përqafuar më fort me njëri-tjetrin nesër…”

Kujtojmë se, reagime të ngjashme, me daljen në dritare apo nëpër ballkonet e apartamenteve të tyre, si mënyrë kundër frikës ndaj koronavirus janë vënë re edhe tek banorët e Wuhan gjatë shpërthimit të parë të virusit vdekjeprurës.

(Klikoni këtu për të parë VIDEON e mëposhtme)