Video e ISIS, babai shokohet kur
 sheh të birin e mitur xhihadist

Video e ISIS, babai shokohet kur<br /> sheh të birin e mitur xhihadist
Rekrutimi i fëmijëve, për t’i kthyer ata më pas në terroristë, është metoda më e fundit që ISIS po përdor për të kërcënuar perëndimin.

Në videon e fundit të publikuar nga Shtetit Islamik janë pikërisht disa djem të vegjël ata që kryejnë ekzekutimin e burrave të marrë peng.

Një baba nga Britania është shokuar teksa ka parë djalin e tij të mitur në një video duke ekzekutuar disa të burgosur të militantëve të Shtetit Islamik sëbashku me fëmijë të tjerë.

Njëri nga djemtë është dhe Jojo, 13-vjeçari nga Britania, i cili u identifikua pas i ati pa videon.

I tronditur nga pamja e djalit të tij të shndërruar në terrorist, babai tregoi se Jojo ishte rrëmbyer nga e ëma kur ishte vetem 10 vjec, pra në vitin 2013. 47-vjeçarja Sally Jones ishte zhdukur sëbashku me djalin e saj dhe pasi kishte njohur një 25 vjeçar nga Siria, me të cilin ishte martuar, ajo ishte shndërruar në islamike.

Jones ndryshoi emrin e adoleshentit nga Jojo në Hamza dhe të tre sëbashku shkuan në Siri, ku ish-bashëkshorti thotë se “i bënë lavazh truri djaloshit të vogël”.

Në video Hamza shfaqet me emrin Abu Abdullah al-Britani, emër që përdoret për të ardhurit nga Britania. Ndërsa e ëma e tij nga ana tjetër nuk është një emër i panjohur për autoritetet.

Shpeshherë, ajo është vënë në qendër të vëmendjes së tyre për shkak të videove të ndryshme që publikonte, ku e mbuluar me të zeza dhe me armë AK-47, përcillte mesazhe kërcënuese.

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Me shënime në bllok, Vangjel Tavo merr udhëzime nga Rama për projektet e reja për Himarën

FOTO/ Me shënime në bllok, Vangjel Tavo merr udhëzime nga Rama për projektet e reja për Himarën