VIDEO/ 16-vjeçarja shpëton mrekullisht, drejtuesi i dehur i BMW X5 e përplas te vijat e bardha, frenon e i jep gaz sërish, prangoset disa orë më pas! E mitura në spital

Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e djeshme rreth mesditës në Kamëz. Kudusi Kastrati, në gjendje të dehur, duke drejtuar një mjet “BMË X5” ka aksidentuar rëndë një të mitur 16-vjeçare.

Report Tv ka siguruar pamjet ku shihet se si Kastrata fillimisht ka frenuar duke shmangur aksidentin në pamje të pamje por pastaj në mënyrë të tmerrshme i ka dhënë gas makinës duke e marrë para 16-vjeçaren. Ngjarja ka ndodhur në rrethrrotullimin në rrugën “Bulevardi Nene Tereza” ku degëzohet me rrugën “Bulevardi Donald Trump”.

B.P e vitit 2005, e cila po kalonte në këmbë në rrugën “Bulevardi Nënë Tereza”, më pas është marrë nga ambulanca dhe ka shkuar në spitalin e Traumës ku ka marrë trajtim shëndetësor. 

Kudusi Kastrati pasi ka përplasur vajzën 16-vjeçare te vija e bardha është ndaluar nga policia disa orë më pas, rreth orës 18:00. Kanë qenë forcat e policisë së Komisariatit nr. 5 në Tiranë që e kën ndaluar.

Policia njofton se ai mbante era alkool dhe është çuar në QSUT për analiza. Kudusi Kastrati është gjobitur me 20.000 lekë dhe i zbritën 08 pikë nga leja e drejtimit dhe ndalim administrativ i mjetit.

Më pas rreth orës 23:45, i është komunikuar masa e arrestit me akuzat “Shkelja e rregullave te qarkullimit rrugor”, “Largimi nga vendi i aksidentit”, dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:26
VIDEO/ Mbante era alkool, momenti i ndalimit të shoferit të dehur që mori përpara 16-vjeçaren te vijat e bardha! I marrin gjakun për analiza

 

Kudusi Kastrati pasi ka përplasur vajzën 16-vjeçare te vija e bardha dhe ka ikur nga vendngjarja është ndaluar nga policia disa orë më pas.

Policia njofton se ai mbante era alkool dhe është çuar në QSUT për analiza. Report Tv ka siguruar pamjet. Kastratit i është komunikuar masa e arrestit.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë