Momente frike për Nicolo Pirlon, djalin e legjendës së futbollit italian (Andrea Pirlo). 19-vjeçari ishte duke udhëtuar me një mik në makinë, teksa katër persona i sulmuan në Torino. Të rinjtë kanë denoncuar ngjarjen, duke bërë reagime edhe në rrjetet sociale.
"Isha në makinë me një shok dhe ky grup djemsh tentoi të futej në makinë. Më pas na goditën me shkelma makinën dhe na gjuanin me gurë, për fat nuk dolëm kurrë nga makina sepse mund ta kishim pësuar", shkroi në rrjetet sociale Nicolo.
I lindur në vitin 2003, Nicolo Pirlo ka zgjedhur të mos ndjekë gjurmët e babait të tij, siç bëjnë shpesh fëmijët e yjeve të futbollit. Ai ka krijuar një markë mode, dhe prej kohësh ka deklaruar se do të luajë futboll “vetëm për bamirësi”.