Ju mendoni se jeta e një kryeministri është një udhëtim në klasin e parë dhe një darkë luksoze? Jo.

Realiteti është krejt tjetër për kryeministrin britanik, David Cameron. Ai është filmuar teksa hante patatina gjatë një fluturimi në klasin ekonomik të avionit.

I ulur pranë tij në një Easyjet, një pasagjer e xhiro me anë të telefonit teksa  kryeministri hantepatatina .

Ai tha:  “Kryeministri është ulur tre sedilje larg meje, duke ngrënë Pringles me speca djegës, më ndihmoni”.

Një përdorues u përgjigj: Shumë mirë kryeministrit që mbron ushqimin e shëndetshëm!”, duke thumbuar Cameron.

Nuk kanë munguar as ironitë për fluturimin e tij në një klas të ulët.





Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )