Talentit shqiptar të Kosovës, Edon Zhegrova, i mjaftuan vetëm 8 minuta lojë që të realizonte një gol mjaft të bukur.
Në përballjen përballë vendasve të Angers, shqiptari u fut në minutën e 66-të të sfidës në vend të Dejvid, teksa ekipi i tij ishte në disavantazh 1-0.
23 vjeçari në minutën e 74 ku me anë të një perle të vërtetë nga jashtë zonës arriti të realizonte në trekëndëshin e portierit.
Ky ishte një gol mjaft i vlefshëm, pasi Lille arriti të siguronte një pikë nga kjo sfidë.