KINË, Hong Kong - Juventusi ia doli të fitonte 0-1 kundër Chelseat këtë të mërkurë në stadiumin "Kai Tak" në Hong Kong, në miqësoren e parë verore në tokën aziatike.

Pjesa e parë foli për Chelsean, me anglezët që kontrolluan lojën, por pa mundur të gjenin rrugën e rrjetës. Fraksioni i dytë solli një 'metamorfozë' në fushë, teksa ishte Juventusi që 'u zgjua'.

I futur në fushë në fillim të pjesës së dytë, Edon Zhegrova i dha fitoren Juves me një supergol nga jashtë zone. Yildiz i la një top 'të ëmbël' sulmuesit shqiptar në minutën e 68-të dhe Zhegrova me një goditje direkte ia ndali sferën në rrjetë portierit Penders.

Ky ishte goli i parë për Zhegrovën me fanellën bardhezi edhe pse ka një vit që luan për Juven.