VIDEO/ Egnatia 'K.O' në shtëpi, Tirana mposht 0-5 kryesuesit e Superligës

VIDEO/ Egnatia 'K.O' në shtëpi, Tirana mposht 0-5 kryesuesit e Superligës

Rimal Haxhiu feston golin e parë


Në stadiumin e Rrogozhinës, Egnatia humbi 0-5 nga Tirana për javën e 18-të në Superligë. Bardheblutë e Julian Ahmataj u rikthyen të marrin pas katër ndeshjeve tri pikët dhe këtë e bënë në një mënyrë shumë bindëse, kundër kryesuesve të renditjes. Sfida në "Arena Egnatia" u zhbllokua pas vetëm 25 minutave dhe ishte Rimal Haxhiu që pas kontrollit të mirë të lojës do mposhtte Sherrin me një të djathtë të bukur. Pjesa e dytë nisi sërish me ritëm, teksa në momentin më të mirë të Egnatias, mesfushori Albano Aleksi lë të tijtë me një lojtar më pak pas kartonit të kuq në të 66 minutë dhe kjo i hapi rrugë goleadës së Tiranës. Liridon Latifi në të 68', sërish Haxhiu në të 74', Abazaj në të 84' dhe më pas Latifi në të 87' "vulosën" një ndeshje që duhet harruar sa më shpejt nga djemtë e Edlir Tetovës, të cilët kryesojnë renditjen me 37 pikë. Nga ana tjetër, Tirana me 26 pikë ngjitet në vendin e tretë. Për t'u theksuar se kjo është humbja e parë e Egnatias pas dhjetë javësh, teksa më herët është mundur nga Skënderbeu dhe Teuta, po në Rrogozhinë.

 


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Tirana 'shuplakë' Egnatias, bardheblutë pesë gola në udhëtim! Erzeni mposht Partizanin në 'Air Albania' (Renditja)


S.DH/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu