GOLAT/ Tirana 'shuplakë' Egnatias, bardheblutë pesë gola në udhëtim! Erzeni mposht Partizanin në 'Air Albania' (Renditja)

Superliga shqiptare e futbollit mbylli sot vitin 2023. Gjithçka nisi në orën 13:30, ku në Rrogozhinë Egnatia kryesuese befasoi dhe humbi 0-5 me Tiranën. Bardheblutë dominuan gjithçka dhe shënuan pesë herë. Në 17:00 Partizani humbi 1-2 me Erzenin, duke shkaktuar befasinë e sezonit. Pas gjysmës së sezonit, Egnatia me 37 pikë mban vendin e parë, ndjekur nga Partizani, Tirana dhe Vllaznia. Në fund Erzeni, Kukësi dhe Teuta. Duelet e sotme ishin të fundit për këtë vit, me elitën e futbollit shqiptar që do rikthehet në datën 11 janar 2024.

Në stadiumin e Rrogozhinës, Egnatia humbi 0-5 nga Tirana për javën e 18-të në Superligë. Bardheblutë e Julian Ahmataj u rikthyen të marrin pas katër ndeshjeve tri pikët dhe këtë e bënë në një mënyrë shumë bindëse, kundër kryesuesve të renditjes. Sfida në "Arena Egnatia" u zhbllokua pas vetëm 25 minutave dhe ishte Rimal Haxhiu që pas kontrollit të mirë të lojës do mposhtte Sherrin me një të djathtë të bukur. Pjesa e dytë nisi sërish me ritëm, teksa në momentin më të mirë të Egnatias, mesfushori Albano Aleksi lë të tijtë me një lojtar më pak pas kartonit të kuq në të 66 minutë dhe kjo i hapi rrugë goleadës së Tiranës. Liridon Latifi në të 68', sërish Haxhiu në të 74', Abazaj në të 84' dhe më pas Latifi në të 87' "vulosën" një ndeshje që duhet harruar sa më shpejt nga djemtë e Edlir Tetovës, të cilët kryesojnë renditjen me 37 pikë. Nga ana tjetër, Tirana me 26 pikë ngjitet në vendin e tretë. Për t'u theksuar se kjo është humbja e parë e Egnatias pas dhjetë javësh, teksa më herët është mundur nga Skënderbeu dhe Teuta, po në Rrogozhinë.

Në "Air Albania", Partizani u mund 1-2 nga Erzeni për javën e 18-të të Superligës. Sfida e zhvilluar në kryeqytet ishte e fundit për këtë vit 2023 në elitën e futbollit shqiptar, çka shënjoi edhe fundin e fazës së dytë ose thënë ndryshe mesin e sezonit.

Shijakasit bënë surprizën këtë të dielë, teksa mundën kampionët në fuqi dhe i shkaktojnë humbjen e parë Abilaliajt në stolin e "Demave". Të besuarit e Alfred Deliallisit shënuan me Mihanën në minutën e 12-të dhe Kahrimanovic në të 44 minutë nga penalltia.

Me nisjen e pjesës së dytë ishin vendasit që shkurtuan për 1-2 me Bintsouka në të 52 minutë, ndërsa vetëm pak çaste më vonë Tedi Cara gaboi nga 11 metra, penallti e cila u prit nga Hasanbelli.

Pas fundit të fazës së dytë, Partizani me 32 pikë mban vendin e dytë, pesë pikë më pak se kryesuesit e Egnatias. Erzeni me 21 pikë shkon në pozitën e tetë.

Superliga, java 18-të:

E premte

Teuta 1-2 Dinamo

Vllaznia 5-0 Skënderbeu

E shtunë

Laçi 1-1 Kukësi

E dielë

13:30 Egnatia 0-5 Tirana

17:00 Partizani 1-2 Erzeni (Air Albania)

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:14
VIDEO/ Erzeni 'del nga shtrati' dhe mund 1-2 Partizanin në 'Air Albania', Tedi Cara gabon penalltinë

Në "Air Albania", Partizani u mund 1-2 nga Erzeni për javën e 18-të të Superligës. Sfida e zhvilluar në kryeqytet ishte e fundit për këtë vit 2023 në elitën e futbollit shqiptar, çka shënjoi edhe fundin e fazës së dytë ose thënë ndryshe mesin e sezonit.

Shijakasit bënë surprizën këtë të dielë, teksa mundën kampionët në fuqi dhe i shkaktojnë humbjen e parë Abilaliajt në stolin e "Demave". Të besuarit e Alfred Deliallisit shënuan me Mihanën në minutën e 12-të dhe Kahrimanovic në të 44 minutë nga penalltia.

Me nisjen e pjesës së dytë ishin vendasit që shkurtuan për 1-2 me Bintsouka në të 52 minutë, ndërsa vetëm pak çaste më vonë Tedi Cara gaboi nga 11 metra, penallti e cila u prit nga Hasanbelli.

Pas fundit të fazës së dytë, Partizani me 32 pikë mban vendin e dytë, pesë pikë më pak se kryesuesit e Egnatias. Erzeni me 21 pikë shkon në pozitën e tetë.

Ora 16:24
Turpërimi 0-5 nga Tirana, Edlir Tetova ngre alarmin: Kishte tolerime të çuditshme

Egnatia u mund sot në shtëpi 0-5 nga Tirana në sfidën e fundit të fazës së dytë të Superligës. Pjesën e dytë kryesuesit e renditjes pësuan katër gola dhe trajneri Edlir Tetova pas ndeshjes për "MCN" tha se kishte tolerime të çuditshme nga të tijtë, duke ngritur alarmin sa i takon pastërtisë së lojës.

"Vijmë nga një gjysmë e mirë e kampionatit, por një mbyllje shumë e keqe që dhemb. Deri në kartonin e kuq të Aleksit kishim momentet tona, por pas atij momenti ka tolerime të çuditshme që nuk di ta përcaktoj fiks pa bërë analizën e ndeshjes. Për Paulaskas ka ofertë, por me të merret klubi. Fola me presidentin dhe thamë se këtë dhimbje duhet ta kthejmë në forcë. Më vjen keq vetëm që lojtarët që hynë nuk dhanë maksimumin për të qenë në të njëjtin nivel me pjesën tjetër. Më mirë që humbëm kështu sot sesa të humbnim më vonë me 1-0, 2-0", tha trajneri i Egnatias.

Ora 15:38
VIDEO/ Egnatia 'K.O' në shtëpi, Tirana mposht 0-5 kryesuesit e Superligës

Në stadiumin e Rrogozhinës, Egnatia humbi 0-5 nga Tirana për javën e 18-të në Superligë. Bardheblutë e Julian Ahmataj u rikthyen të marrin pas katër ndeshjeve tri pikët dhe këtë e bënë në një mënyrë shumë bindëse, kundër kryesuesve të renditjes. Sfida në "Arena Egnatia" u zhbllokua pas vetëm 25 minutave dhe ishte Rimal Haxhiu që pas kontrollit të mirë të lojës do mposhtte Sherrin me një të djathtë të bukur. Pjesa e dytë nisi sërish me ritëm, teksa në momentin më të mirë të Egnatias, mesfushori Albano Aleksi lë të tijtë me një lojtar më pak pas kartonit të kuq në të 66 minutë dhe kjo i hapi rrugë goleadës së Tiranës. Liridon Latifi në të 68', sërish Haxhiu në të 74', Abazaj në të 84' dhe më pas Latifi në të 87' "vulosën" një ndeshje që duhet harruar sa më shpejt nga djemtë e Edlir Tetovës, të cilët kryesojnë renditjen me 37 pikë. Nga ana tjetër, Tirana me 26 pikë ngjitet në vendin e tretë. Për t'u theksuar se kjo është humbja e parë e Egnatias pas dhjetë javësh, teksa më herët është mundur nga Skënderbeu dhe Teuta, po në Rrogozhinë.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?

×

Lajmi i fundit

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu