Në Rrogozhinë, Egnatia ia doli të fitojë 2-0 me Laçin, për javën e 12-të në Superligë. Vendasit e Shpëtim Duros u treguan më të saktë në 90 minuta, duke marrë tri pikë me peshë që i afrojnë me zonën evropiane. Ndeshja u zhbllokua me golin e Agbekpornu në minutën e 64, teksa në fundin e duelit ishte Fernando që pasi mori një top të bukur nuk e pati të vështirë të kalonte Dajsinanin. Egnatia me 18 pikë renditet në vendin e katërt, teksa Laçi mban pozitën e shtatë me 14 pikë.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Vllaznia dhe Tirana bëjnë paqe, 'Klasikja' mbyllet në barazim! Egnatia fiton me Laçin, Kukësi i falet një autogoli me Kastriotin









