REPORT Tv sjell VIDEON EKSKLUZIVE të arrestimit të Metës! Rezistencë? Nxirret me forcë nga makina! SPAK: Asnjë agjent i BKH në terren, aksioni i bluve

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u arrestua me forcë nga dhjetëra force policore pasi GJKKO caktoi ndaj tij masën arrest me burg në dosjen e lobimit të SHBA dhe CEZ-DIA. Report Tv solli videon ekskluzive të momentit të arrestimit të Ilir Metës.

Ishte ora 13:15 kur të paktën 10 forca, pjesa më e madhe të mbuluar në fytyrë, e ndaluan automjetin me të cilën lëvizte kreu i Partisë së Lirisë, i shoqëruar nga Sekretari Organizativ i PL, Artemis Peca.

"Iu kërkoi mandatin, kush jeni ju, i tha Meta. Më pyetën mua kush je ti. Çfarë kërkoni i thamë? Do vini me na thanë.  Na morën nga bluza dhe na tërhoqëm zvarrë, nuk ushtruam asnjë lloj rezistence", tha Peca. 

I gjithë momenti i arrestimit të Ilir Metës ka krijuar polemika të shumta në radhët e Partisë së Lirisë, të cilët thonë se ish-presidenti u rrëmbye në mes të ditës nga njerëz me maska. Një grup terrorist e quajti Tedi Blushi, agjentët që arrestuan Metën, duke i kërcënuar se do t’i identifikojnë se kush janë dhe do t’u publikojnë lidhjet me grupet kriminale.

"Ai ndalim terrorist me njerëz me kapuça të zinj që ndalojnë në mes të rrugë ish-presidentin pa u identifikuar, e kanë tentuar ta nxjerrin me forcë nga makina, persona të maskuar, arrestuar dhe armatosur, kriminelë dhe terroristë. Kjo narko qeveri ka synim të eliminojë opozitën. Do marrin përgjigje të pamëshirë", tha Tedi Blushi.

“Te nxjerrësh njerëz me maska, nuk e di", ka thënë Silva Caka.

Në videot që Report Tv siguroi të momentit të arrestimit, shihet teksa agjentët tërheqin Metën të dalë nga sedilja e parë e pasagjerit, i veshur me bluzë jeshile. Zyrtarisht policia tha se kjo formë e shoqërimit me forcë erdhi e imponuar pasi Ilir Meta kundërshtoi dhe ofendoi uniformat blu për zbatimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme. 

“Drejtuesi i grupit operacional i ka komunikuar Ilir Metës vendimin e gjykatës për masën e sigurisë “Arrest në burg” dhe i ka kërkuar të zbresë nga automjeti. Ilir Meta ka reaguar në mënyrë refuzuese dhe kundërshtuese dhe ka lëshuar fjalë fyese në drejtim të përfaqësuesve të Policisë dhe Drejtësisë. Bazuar në procedurën e parashikuar nga Rregullorja, ai është nxjerrë nga automjeti dhe shoqëruar forcërisht”.

SPAK nga ana tjetër sqaroi zyrtarisht se shoqërimi i Metës është kryer nga Policia e Shtetit, pa pasur përfshirjen e asnjë anëtari të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

I vetmi person që e shoqëronte në automjet Metës ishte sekretari organizativ i PL-së dhe nuk ishte asnjë punonjës i gardës së Republikës, siç kushtetuta e parashikon për ish presidentët, që vetë Meta i ka larguar prej kohësh. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:34
Aksioni i policisë për arrestimin e Metës, ja momenti kur agjentët e policisë ecin mbrapsht dhe bllokojnë makinën e kreut të PL (VIDEO)

 

Kreu i PL ilir Meta u arrestua ditën e sotme me urdhër të SPAK, nga dhjetëra force policore pasi GJKKO caktoi ndaj tij masën arrest me burg në dosjen e lobimit të SHBA dhe CEZ-DIA.

Meta po kthehej nga Kosova kur është ndaluar te Kthesa e Kamzës nga agjentët e operacionales.

Në një vidoe të siguruar nga Report Tv, shihet momenti i arrestimit, kur agjentët e policisë ecin mbrapsht me makinën me të cilën udhëtonin, dalin nga makina me armë në dorë dhe shkojnë për të bllokuar makinën me të cilën udhëtonte Ilir Meta.

 

Ora 18:06
Policia reagon për arrestimin e Ilir Metës: Kundërshtoi dhe ofendoi efektivët, u shoqërua me forcë

Policia e Shtetit ka reaguar për arrestimin e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Policia thotë se Meta ka kundërshtuar dhe ofenduar policët dhe për këtë arsye është bërë shoqërimi i tij me forcë.

"Me detyrimin ndaj opinionit publik lidhur me mënyrën e shoqërimit të shtetasit Ilir Meta, sqarojmë se:

Policia e Shtetit ka marrë për ekzekutim  vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO), me kërkesë të Prokurorisë së  Posaçme për arrestimin e shtetasit I.M, 55 vjeç. Për zbatimin e këtij vendimi Policia e Shtetit ka marrë masa operacionale, sipas procedurave të parashikuara nga Rregullorja. 

Rreth orës 13:15 minuta Policia e Shtetit ka marrë informacion dhe më pas ka konstatuar se në vendin e quajtur ‘Kthesa e Kamzës’, në zonën e Laprakës, shtetasi Ilir Meta po udhëtonte me një automjet në drejtim të Tiranës.

Në këtë moment është bërë ndalimi i automjetit dhe  drejtuesi i grupit operacional i ka komunikuar shtetasit Ilir Meta vendimin e gjykatës për masën e sigurisë “Arrest në burg”  dhe i ka kërkuar të zbresë nga automjeti.

Shtetasi Ilir Meta ka reaguar në mënyrë refuzuese dhe kundërshtuese dhe ka lëshuar fjalë fyese në drejtim të përfaqësuesve të Policisë dhe Drejtësisë.

Bazuar në procedurën e parashikuar nga Rregullorja, ai është nxjerrë nga automjeti dhe shoqëruar forcërisht.

Policia e Shtetit nënvizon se përdorimi i forcës për shoqërimin e subjektit u imponua nga kundërshtimi me forcë prej tij  për zbatimin e vendimit të gjykatës që iu komunikua nga punonjësit e Policisë.

Ora 14:43
Arrestimi i Ilir Metës, Blushi shpërthen në akuza ndaj Dumanit: Xhelat i Edi Ramës, njerëz me maska rrëmbyen ish-presidentin! Akt terrorist

 

Tedi Blushi ka shpërthyer në kauza ndaj kreu të SPAK Altin Dumani, pas arrestimit të Ilir Metës.

Ka guxuar të marrë peng ish kryeministrin, ish-kryetarin e Kuvendit dhe ish-president. Mesazh për ata horra që guxuan të vënë dorë mbi kryetarin e PL. Mënyra dhe akti kriminal i paligjshëm dhe terrorist i një strukture terroriste që kërkon të eliminojë opozitën do marrë përgjigje shembullore. Arsyet e arrestimit, çështja e detit, mbrojtja që i ka bërë sovranitetit të republikë së Shqipërisë dhe lufta me bandën e Ramës dhe Sorors. Këta kriminelë dhe terroristë do trajtohen si terroristë dhe do marrin përgjigjen e merituar. Është akt terrorist sepse nuk mund të ndodhë në asnjë vend demokratik ato skena të fëlliqura. Ai ndalim termosit me njerëz me kapuça të zinj që ndalojnë në mes të rrugë ish-presidentin pa u identifikuar, e kanë tentuar ta nxjerrin me forcë nga makina, persona të maskuar, arrestuar dhe armatosur, kriminelë dhe terroristë. Kjo narko qeveri ka synim të eliminojë opozitën. Do marrin përgjigje të pamëshirë. Përgjigje për këta terroristë, këtë fëlliqësirë të drejtësisë shqiptare, këtë xhelat të Edi Ramës, që po asgjëson opozitarizmin politik me këto metoda kriminale do marrë përgjigjen e merituar.

Ora 14:27
VIDEO e re e arrestimit të Ilir Metës! Momenti kur policia e nxjerr me forcë nga makina! Po kthehej nga Kosova

Report Tv sjell një video të re nga arrestimi i momenti i arrestimit të Ilir Metës. Meta po kthehej nga Kosova kur është ndaluar te Kthesa e Kamzës nga policia. 

Në video dallohet momenti kur policët e arrestojnë me forcë Metën.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rita: 22/10/2024 06:45

    Për një gjë me vjen keq se na mbetën Amerikanët pa kapur për veshi tani????

    Përgjigju
  • Tik tok: 22/10/2024 03:36

    Po ki Bilushi Metës është spiun griku?

    Përgjigju
  • Po mër po: 22/10/2024 02:14

    Këto kamerat amatore rreth e rrotull për të filmuar arrestimin e spiunit, të medias janë apo të policisë? Ku i keni kamerat e trupit të policisë?

    Përgjigju
  • Nik evgjiti: 21/10/2024 20:01

    Mos e caj koken Like Leshelin e Vlores e ke ne duar te sigurta marim 3 deputet ne 2025

    Përgjigju
  • Gimi Canada: 21/10/2024 17:57

    Te pi… te semes te vesh. Ordiner!

    Përgjigju
  • Ligji: 21/10/2024 17:07

    Çun i pazarit te ri, i bije me te fortit, o lepurush, dumdumani, populli 2 prillit etj etj Sot ti hoqen bre**t. Çdo koment tjeter eshte i tepert. Gjylja e madhe plasi! Ajo qe i tmerroheshe me shume ndodhi.

    Përgjigju
  • likea: 21/10/2024 16:08

    po ca rezistence leshi eshte dhjere ne breke

    Përgjigju
  • Partia: 21/10/2024 15:41

    Doje ngjala? Te leshoje Sala qe Edi te leshoje lalin, këtu do jemi.

    Përgjigju
  • Pet.: 21/10/2024 15:40

    Haku i popullit qe ua moret shpresen dhe dinjitetin. "Dio vede e provvede" - thon Italianet.

    Përgjigju
  • Noli: 21/10/2024 15:01

    Tere jeten do I qaje ato ngjalat qe hengri ne durres dhe solli ne pushtet .... Pabesia eshte borxh dhe te kthehet mbrapsh gjithmone plus interesin..

    Përgjigju
  • Eri: 21/10/2024 14:40

    Ashtu si legen terhiqeni zvarre, ky qe i bie me grusht me te fortit. Te erdhi fundi ndyresire.

    Përgjigju
  • Komentuese: 21/10/2024 14:16

    Zoti eshte i madh, te marre hak per gjithcka qe i ka bere ketij populli ai moster i pashoq????????????????

    Përgjigju
  • Mond Brinja: 21/10/2024 14:11

    Te thash una ta mbaja una Partin s,doje ti.bej burg tani kokloqe

    Përgjigju
  • xXx: 21/10/2024 13:50

    Malet tona më të larta,ujërat tona më të kaltra...Hë se burgu për burrat është...

    Përgjigju
    • Likja: 21/10/2024 22:09

      Qelite tona me te akullta...

  • fernando: 21/10/2024 13:50

    Shyqyr qe po vete ne vende dretesija Forza spak , tani e jka radhen Saliu.

    Përgjigju
    • Asdfgtre: 21/10/2024 19:33

      Sala mori 300 miljon amerikan perpara keta te spakut I ze me shqelma sala

    • Eri: 21/10/2024 16:34

      Kush Ka shkelur ligjin ne burg !!! Pa dallim moshe , feje , gjinie, perkatesi politike !!! Ne kane mbytur qelbesirat Nga te gjitha anet!!

    • Ahahahahah: 21/10/2024 15:27

      Po pas saliut kush e ka apo sta mban gishti ta shkruash

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë