Video- Ekskluzive/ Ja si u qëlluan me 2 kallashë Plaurent Dervishaj e Jul Meçaj! Pranga shokut të tyre Bashkim Haxhia

Dy persona të armatosur me automatikë kallashnikovë dhe që në kokë mbanin kapele të bardhë dhe të zezë, kanë qëlluar me breshëri mbi 45 plumba, në drejtim të dy anëtarëve të bandës së Durrësit, Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj. Dervishaj njihet si mik i Emiljano Shullazit dhe Lulzim Berishës, por kohët e fundit marëdhëniet e tyre shoqërore janë ftohur. Të dy atentatorët që dyshohet të jenë kontrktuar nga dikush tjetër, kanë survejuar makinën e objektivit të tyre, pasi kishin marë informacion mbi lëvizjet e Plaurent Dervishaj, i cili ndodhej në atë vend, pasi kishte shkuar për të parë një sipërfaqe toke, që mendohet se e ka blerë në atë zonë. Autorët që kanë qënë tre, dy qitësa dhe një shofer, i kanë zënë pritë makinës “Range Rover”, dhe pasi kanë dalë nga një automjet luksoz tip BMW seria 5, kanë qëlluar me breshëri automatiku.

Njëri nga autorët, ai me kapele të zezë, ka dalë plotësisht nga makina dhe është pozicionuar buzë një muri, ndërsa tjetri që mban një kapele të bardhë në kokë, ka qëlluar duke u pozicionuar nga dera e BMW. Po të shihen me vëmëndje pamjet filmike, duke qartë se personi që qëllon i pari është, pikërisht personi me kapele të bardhë, i cili lëshon disa plumba në drejtim të shoferit Julian Meçeaj. Por automatiku i tij bllokohet dhe nëse shihet me vëmëndje video, ai duket qartë që nuk qëllon më, por mundohet të rimbushë kallashin, duke lëvizur shulin e armës. Plani ka qënë i qartë, personi me kapele të bardhë të qëllonte në drejtim të Julian Meçes, ndërsa personi me kapele të zezë të qëllonte në drejtim të Plaurent Dervishaj, duke mos i dhënë asnjë mundësi reagimi të dyve. Por plumbat e parë janë nxjerë nga atentatori nr.1, cili kishte për detyrë të qëllonte Julian Meçe.

Arma e tij bllokohet dhe më pas sulmi, përqëndrohet tek atentatori nr.2 i cili bën shoshë xhamin e parë të “Rang Rover”. Goditja ka qënë e menjëhershme, ballore dhe nga dy armë të ndryshme, duke mos i dhënë asnjë mundësi reagimi personave që ndodheshin në makinën, e cila në ato momente lëshonte vetëm tym nga plumbat e kallashnikovëve. Në pamjet filmike të siguruara nga Shqiptarja.com. duket qartë momenti i sulmit, dhe humbja e drejtimit të mjetit, i cili përplaset me një pemë dhe murrin e një objekti në vengjarje. Dy autorët qëllojnë pa mëshirë dhe më pas largohen me shpejtësi, duke mos u kapur sot e kësaj dite nga policia e Durrësit. “Shqiptarja.com” siguron ekskluzivisht videon 29 sekonda, ku duket qartë dy persona që hapin zjarr me dy kallashnikovë në drejtim të makinës. Qitja është kryer nga një distancë shumë e afërt, rreth 3 deri në 5 metra, dhe se dy autorët kanë lëshuar mbi 45 plumba. Të dy objektivat e atentatit Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj, ishin duke udhëtuar në makinën tip “Range Rover” me targa “AA 005 MJ”, ku së bashku me Meçaj dhe Dervishaj, në makinë me ta, në sediljen e pasme ka qënë dhe Bashkim Haxhia, një personazh tjetër i botës së krimit dhe që njihet si pjesë e grupit të Astrit Gjepalit, i vrarë në 16 janar 2014, por dhe anëtar i bandës së Durrësit. Julian Meçaj ndodhej në timon ndërkohë në sediljen e parë ndodhej Plaurent Dervishaj, mik i Lulzim Berishës. Ndërsa në sediljen e pasme ndodhej një personazh tjetër Bashkim Haxhia, i ekstraduar para disa vitesh nga Italia dhe i dënuar nga drejtësia shqiptare me 20 vite burgim. Nga të shtënat me armë Plaurent Dervishaj ka marë vetëm një plumb në këmbë, ndërsa tre plumba ka marë miku i tij Julian Meçaj, i cili ndodhet nën trajtimin mjekësor të mjekëve në Tiranë.

Plaurent Dervishaj dhe Range -Rover-i me shenjat e plumbave

Meçaj dhe Dervishaj kanë reaguar menjëherë ndaj krismave të para, duke u strukur poshtë kroskotit të “Range Rover”. Ndërsa miku i tyre Bashkim Haxhia, që ndodhej në sediljen e pasme, ka dalë nga automjete dhe ka qëndruar për disa sekonda i fshehur pas murrit. Sapo dy autorët kanë ndaluar zjarrin me dy automatikë AK 47, i vetmi që ka reaguar ka qënë Bashkim Haxhia, i cili del nga pozicionimi tek murri dhe pozicionohet nga pas makinës “Range Rover” dhe më pas vrapon me një pistoletë në dorë, në ndjekje të makinës tip BMW, prej nga qëlluan dy autorët. Kapja e tij nga kamerat e sigurisë me një pistoletë në dorë, ka bërë që policia e Durrësit të arrestojë Bashkim Haxhinë, për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve luftarake”. Në këtë atentat Haxhia nuk ka marë asnjë plumb. Bashkim Haxhia, është ekstraduar disa vite më parë nga Italia, pasi në Shqipëri ishte dënuar me 20 vite burgim i akuzuar për vrasje, katër rrëmbime personi dhe grabitje.

Bashkim Haxhia akuzohej nga drejtësia shqiptare  për bashkëpunim në serialin e përgjakshëm të vrasjes së pesë personave brenda 24-orëve, ndodhur në qershor 1997 në Durrës. Pasi është arrestuar kohë më parë në Milano, Bashkim Haxhia u ekstradua nga agjentët italianë të Interpolit. Haxhia është hetuar për disa krime të kryera në vendin fqinj, si shpërndarje droge dhe trafik prostitucioni. Bashkim Haxhia është dënuar me 20 vjet burg nga Gjykata e Apelit të Elbasanit, së bashku me Astrit Gjepalin, i cilësuar si kapo i bandës, Naim Qerimin dhe Mirush Jarecin, anëtarë të grupit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 27/06/2019 21:59

    Hahaha, bajgëri e gjallë fshatarësh! Fshatarë dhe vetëm fshatarë!

    Përgjigju
  • 007: 26/06/2019 23:38

    shikoni ndeshjen e kthimit tani ca do tju bej lepujve ai

    Përgjigju
    • 001: 27/06/2019 01:10

      Kujt lepujve? Kush i ka gjuajtur?

  • Ton Ton: 26/06/2019 18:55

    Sa per informacjon kot dmth, "si u perplas makina viktimave me murin para se te qellohej?" Ka ca pikpytje ne te gjith ngjarjen....

    Përgjigju
    • genti: 26/06/2019 23:39

      sepse ai me bluze te bardhe ka gjujt direkt pa prit te afrohen dhe i eshte blloku automatiku, kjo i ka shpetu jan fsheur ne makine dhe e kane lene timonin prandaj jan perplas. nqs e shef ate tjetrin mbas muri ai eshte ushtrim police shifja kembet si i ka pozicionu edhe atentatori i pare shife sa preciz ka dale nga makina jan ushtrime policie dhe ushtrie.

  • Oni: 26/06/2019 16:55

    Fantazmat e '97 jane te lire rrugeve ne Vlore dhe ne Durres. Ky Bashkim Haxhia jo ne burg por duhej zhdukur si fis dhe si fare. Masakruan 5 te pafajshem se ishin dendur me kokaine derrat. Gjepali e mori gjysmen e lekut por ky m*t qenka akoma gjalle rrugeve.

    Përgjigju
  • TONI TIRANE: 26/06/2019 15:13

    KRIMINELE karriere dhe qe merren me droge dhe shume pisliqe. Bashkim Haxhia është dënuar me 20 vjet burg nga Gjykata e Apelit të Elbasanit DHE ESHTE I LIRE RRUGEVE!!! Si eshte e mundur? Mire ja i keni pamjet e krimit po nuk behet asgje

    Përgjigju
  • Zoti Tofik: 26/06/2019 13:41

    Nuk i kane gjet akoma autoret?? Qe pervecse ishin diletante se njeri duhet te kishte dale anash ishin dhe gomere se targa e BMW duket shume qarte. Po ndoshta eshte ai muhabeti qe shteti e kap lepurin me qerre. Le te presim.

    Përgjigju
  • USA: 26/06/2019 13:16

    "Koken e njeri-tjetrit hengshin" e ka thene lartmadhnia e tij i pa gabuari,artisti,sportisti gjeniu i Shqiptareve Edi Rama.

    Përgjigju
  • Miri: 26/06/2019 13:09

    Elton Qyno vijon te mbetet nena e krimit. Gazetar qe e lexoj se ste bie asnjehere ne qafe, pa pasur nje prove te vetme, pa pasur nje cope leter

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 26/06/2019 12:54

    Termet Termet

    Përgjigju
  • Miri: 26/06/2019 12:40

    Nuk merret njeri me kta tani ka gjera me te rendesishme.

    Përgjigju
  • Tironsi: 26/06/2019 12:11

    Si ka mundesi qe ky Haxhia paska qene i denuar 20 vjet ekstradohet ne 2006 dhe leviz lirshem madje dhe i armatosur kur sipas nje llogarie te thjeshte duhej te dilte ne 2026??!!!!!!! Drejtesia dhe shteti qe duam

    Përgjigju
    • Thanasi: 26/06/2019 12:14

      Po nuk e di akoma ti qe ne shqiperi ta marrin diten si dy dite. Dita nje dite dhe nata nje dite tjeter. Prite kur ti marri lek shtetit per denim te gabuar

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim