La Liga në Spanjë zhvilloi ndeshjet e javës së 11-të. Espanyol nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 me Elche në Barcelonë, teksa minuta në pjesën e dytë mori edhe mesfushori kuqezi, Keidi Bare. Milla shënoi për miqtë në minutën e 11, teksa u barazua nga Puado në të 24 minutë. Vendasit me Braithuaite kaluan avantazhin në të 67 minutë, për t'u barazuar në fund nga Verdu. Me 10 pikë Espanyol mban vendin e 14-të, teksa Elche në fund (vendi 20) me vetëm katër pikë.
Në stadiumin "Estadio Benito Villmarin", Betis vendas u mund 1-2 nga Atletico Madrid. Dopieta e Griezmann në minutat 54 dhe 71 dërgoi madrilenët në avantazh të dyfishtë, ndërsa goli i Fekir në të 84 shërbeu sa për statistika. Në këtë sfidë, goli i parë i Griezmann u shënua direkt nga këndorja. Me 23 pikë skuadra e Simeone qëndron në vendin e tretë, teksa Betis në vendin e pestë me 20 pikë.
Barcelona fitoi 4-0 me Athletic Bilbao për javën e 11 në La Liga. Katër gola për katalanasit në "Camp Nou", që marrin tri pikë në garë për të ndjekur Real Madrid në krye të renditjes. Dembele në minutën e 12, Sergi Roberto në të 18 dhe Leëandoëski në minutën e 22 shënuan tre gola të shpejtë. Në pjesën e dytë Feran Torres shënoi edhe golin e katërt. Tre asiste në këtë ndeshje u dhuruan nga Dembele që shkëlqeu. Me këtë fitore Barça shkon në kuotën e 28 pikëve për vendin e dytë, tre më pak se Real Madrid kryesues.

La Liga në Spanjë zhvilloi disa nga ndeshjet e javës së 11-të. Në stadiumin "Estadio Benito Villmarin", Betis vendas u mund 1-2 nga Atletico Madrid. Dopieta e Griezmann në minutat 54 dhe 71 dërgoi madrilenët në avantazh të dyfishtë, ndërsa goli i Fekir në të 84 shërbeu sa për statistika. Në këtë sfidë, goli i parë i Griezmann u shënua direkt nga këndorja. Me 23 pikë skuadra e Simeone qëndron në vendin e tretë, teksa Betis në vendin e pestë me 20 pikë.