Video/ 'Familjarët e gruas janë bllokuar në Gaza', ministri skocez shpërthen në lot: Ndihem i pafuqishëm

Ministri skocez, Humza Yousaf, ka shpërthyer në lot teksa ka bërë e dije dhe ka humbur kontaktet me familjen e tij në Gaza mbrëmjen e kaluar. Në një intervistë për “Sky News”, Yousaf tha se prindërit e gruas së tij janë bllokuar në Gaza.

Teksa fshihte herë pas here lotët Yousaf tha:

“Nuk mund t’ju them, sa i pafuqishëm dhe i panevojshëm ndihem. Jo vetëm për vjehrrën dhe vjehrrën time. Nuk ka rëndësi kush je. Pavarësisht nëse je ministër i parë, je gazetar, kushdo qoftë, instinkti juaj i parë është të mbroni familjen tuaj sa më mirë të mundeni. Dhe unë jam plotësisht i pafuqishëm. E vetmja gjë që mund të bëj është të ndaj historinë e tyre”.  

 

Ai i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të krijojë korridore humanitare, t’i japë fund ndëshkimit kolektiv, të lejojë furnizimet të hyjnë dhe të lejojë njerëzit e pafajshëm të Gazës të largohen.

Po ashtu ai ka bërë edhe një postim në platformën X (ish-Twitter) ku shkruhej:

“Faleminderit për urimet tuaja të mira, kam frikë se nuk kemi dëgjuar nga vjehërrit e mi. Shqetësimi im është për të gjithë njerëzit e pafajshëm që vuajnë për një krim që nuk e kanë kryer. Nëse nuk votuat për paqen, ndërsa fëmijët po vdesin, atëherë nuk e di si fleni natën”. 

 

S.S/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur