Lionel Messi, autor i një goli mbrëmë në ndeshjen e kthimit me PSG-në, ka festuar si asnjë lojtar tjetër triumfin që iu siguroi përmbysjen historike.
 
Menjëherë sapo Sergio Roberto çoi topin në rrjetën e francezëve për të gjashtën herë, aq gola sa i duheshin katalanasve, Messi vrapon i entuziazmuar drejt tribunës së tifozëve.
 
Emocionet janë aq të forta sa një tifoz zbret në fushë dhe përqafon argjentinasin.