Video-filmat e Enver Hoxhës
dorëzohen në Arkivën e Shtetit

Video-filmat e Enver Hoxhës<br />dorëzohen në Arkivën e Shtetit
Arkiva filmike personale e Enver Hoxhës e përmbledhur në 118 bobina do të jetë pjesë e Arkivës Qendrore të Shtetit Shqiptar.

Këtë të premte drejtori i Arkivës Qendrore, Ardit Bido, dhe drejtoresha e Arkivës Qendrore të Filmit Shqiptar Elvira Diamanti kanë nënshtruar marrëveshjen e dorëzimit të këtyre materialeve.

Drejtori i Arkivës Bido foli për rëndësinë arkivore të materialeve video-filmike.

“Në momentin që po flasim ato janë në fazën e degradimit final. Nëse kjo marrëveshje nuk do të nënshkruhej sot do të humbnin një pjesë të historisë sonë”, tha Bido.

Drejtoresha e arkivit të filmit Elvira Diamanati u shpreh se rreziku i degradimit të tyre bëhej më i madh dhe bëri thirrje për rijetezimin e këtyre arkivave.

Të gjitha institucionet shtetërore të cilat kanë në arkivën e tyre material filmik që nuk e lexojnë dot apo nuk e bëjnë dot të aksesueshëm për veten dhe publikun të vijnë në arkivën e filmit dhe ta rijetëzojnë këtë material sepse duhet ta kuptojnë se është vlerë e jashtëzakonshme”, u shpreh Diamanti.

 Përmbajtja e tyre nuk është parë kurrë thotë drejtori i arkivës së shtetit Bidaj. Ai pohon se në arkivin e shtetit do të ketë dhe prurje të tjera.

“Po veprojmë në disa drejtime, po përpiqemi të shpëtojmë edhe materialet audio të cilat janë këtu. Po vijojmë në disa bashkëpunime të tjera për pasuri të tjera që gjenden në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave që nuk janë arkivë në kuptimin e mirëfilltë siç janë objekte muzeale, fonoteka dhe fototeka”, tha Bido.

Këto bobina përmbajnë fonde familjare dhe zyrtare të Enver Hoxhës që i përkasin harkut kohor 1980-1990, koha kur diktatura ishte në rënie.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Spanjolla 'Mundo Deportivo': Zbuloni Rivierën Shqiptare plot me atraksione

Spanjolla 'Mundo Deportivo': Zbuloni Rivierën Shqiptare plot me atraksione