VIDEO/ Fiorentina fiton dhe kalon grupin, Anderlecht i komplikon punët vetes! Ballkani e pëson nga Slavia Prague në Prishtinë

Conference Laague ka zhvilluar ndeshjet e pesta në grupe. Dueli mes Slovacko dhe Koln është shtyrë si pasojë e mjegullës së dendur që kishte pushtuar stadiumin në Çeki. Në ndeshjet e tjera, Fiorentina përmbysi 2-1 Basaksehir duke kaluar në fazën me eleminim direkt. Anderlecht i komplikon punët vetes me barazimin 2-2 me FCSB, teksa Villareal barazoi 2-2 me Happoel Beer Sheva.

Në Firenze djemtë e Italianos fituan 2-1 me turqit e Basaksehit. Miqtë kaluan në avantazh me Aleksic pas 15 minutave lojë, teksa Jovic në të 26 dhe 62 me dopietë bëri që italianët të kalojnë grupin A. Fiore dhe Basaksehir kryesojnë me 10 pikë në krye, duke ndarë vendin një dhe dy teksa kanë kaluar më tej një ndeshje nga fundi.

Ballkani u mund në "Fadil Vokrri" 0-1 me Slavia Prague. Për miqtë shënoi Lingr në minutën e 75, duke përfituar nga pakujdesia e mbrojtjes vendase. Djemtë e Ilir Dajës qëndrojnë me katër pikë në fundin e grupit G, teksa Sivvaspor me 10 pikë qëndron në krye. Cluj dhe Slavia me shtatë pikë mbajnë vendet 2 dhe 3.

Rezultatet:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:56
VIDEO/ Ballkani pa fat në Prishtinë, Slavia i mund me një gol! Dhunë mes tifozëve në tribuna

Për ndeshjet e pesta në grupet e Conference League, Ballkani u mund në "Fadil Vokrri" 0-1 me Slavia Prague. Për miqtë shënoi Lingr në minutën e 75, duke përfituar nga pakujdesia e mbrojtjes vendase. Djemtë e Ilir Dajës qëndrojnë me katër pikë në fundin e grupit G, teksa Sivvaspor me 10 pikë qëndron në krye. Cluj dhe Slavia me shtatë pikë mbajnë vendet 2 dhe 3.

 

Ora 21:44
VIDEO/ Tri pikë me përmbysje, Fiorentina kalon grupet në Conference League

Conference Laague ka zhvilluar ndeshjet e pesta në grupe. Në Firenze djemtë e Italianos fituan 2-1 me turqit e Basaksehit. Miqtë kaluan në avantazh me Aleksic pas 15 minutave lojë, teksa Jovic në të 26 dhe 62 me dopietë bëri që italianët të kalojnë grupin A. Fiore dhe Basaksehir kryesojnë me 10 pikë në krye, duke ndarë vendin një dhe dy teksa kanë kaluar më tej një ndeshje nga fundi..

 

S.DH/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm