VIDEO/Fiton United e Roma, Zlatan
heroi i mbrëmjes për “Djajtë e Kuq”

VIDEO/Fiton United e Roma, Zlatan<br />heroi i mbrëmjes për “Djajtë e Kuq”
Manchester United ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në mbrëmjen e sotme përballë miqve francez të St Etienne, të cilët kanë luajtur në “Old Trafford” një ndeshje me një ritëm të lart.

Edhe pse e gjithë skuadra që është hedhur në fushë nga Mourinho, është shfaqur në një formë shumë të mirë, si rrallë herë gjatë ndeshjeve të këtij sezoni në Premier League, padyshim që heroi i mbrëmjes së sotme për anglezët ka qenë Zlatan Ibrahimovic.

Të tre golat e fitores së sotme të United mbajnë firmën e suedezit, të cilit iu nevojitën vetëm 15 minuta lojë për ta kaluar skuadrën e avantazh me anë të një goditjeje dënimi.



Ndërkohë në minutën e 75-të, Ibrahimovic, do të shndërronte në gol edhe një asist të Rashford si dhe do të shndërronte në gol penalltinë e fituar në minutën e 88-të.



  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos