Kylian Mbappe ka marrë për dore PSG-në dhe i ka dhënë tri pikë në transfertën e Brest. Për javën e dhjetë në Ligue I të futbollit në Francë, PSG ia doli jo pa vështirësi të siguronte tri pikë duke mundur 2-3 Brestin.
Në stadiumin "Francis-Le Ble", miqtë e Enrique kaluan në avantazh të dyfishtë me Emery në minutën e 16-të dhe Mbappe në të 28 minutë, para se Mounie në të 43 minutë të mbyllte pjesën e parë në 1-2.
Fillimi i fraksionit të dytë foli për vendasit, me Brest që barazoi rezultatin 2-2 falë Le Douaron. Megjithë ndërrimet e shumta, PSG nuk gjeti golin deri në minutën e 89-të. Mbappe do gabonte nga penalltia, ndërsa në zhvillimet e aksionit e dërgoi topin në rrjetë, teksa u ndëshkua edhe me karton të verdhë për festën e zhvilluar.
Me 21 pikë pas javës së dhjetë, PSG mban vendin e dytë, një pikë pas Nice që kryeson renditjen. Brest me 15 pikë mbetet në vendin e gjashtë.