Korea e Veriut, popullsia totale e të cilës është rreth 23 milionë, ka një ushtri e cila numëron më shumë se 1.1 milionë njerëz, që është një prej forcave më të mëdha të armatosura në botë.
Ajo çfarë e bën të barabartë në numër të ushtarëve me forcat e mëdha siç janë Amerika dhe Rusia, është shërbimi i gjatë ushtarak që zgjat nga tre deri në pesë vjet. Por është interesant fakti, se ky vend të gjitha financimet dhe ushqimet që i ka në dispozicion i dedikon kryesisht për nevoja të ushtrisë.