Njerëz që vrapojnë ndërkohë që zërat në sfond thërrasin emrat e tyre është një nga pasqyrat më të shpeshta që vërehet në aeroporte. Por në mesin e njerëzve që lëvizin në drejtime të ndryshme këtë herë është filmuar një anglez i zemëruar pas njoftimit për shtyrje të fluturimit të tij.
 
Anglezi ka goditur me grushte policët në aeroportin e Frankfurtit në Gjermani. 38-vjeçari fillimisht ka debatuar me një nënpunës dhe më pas e ka zhvendosur konfliktin tek rojet e sigurisë. Është nevojitur ndërhyrja e forcave të shtuara policore që furia e 38-vjeçarit të ndalej . Ai e ka justifikuar sjelljen e tij duke thënë se ishte shumë i shqetësuar për gruan e cila vuan nga probleme të qarkullimit të gjakut.