Mario Balotelli, sulmues italian 33-vjeçar, përplasi makinën e tij në një mur në qytetin italian Brescia mbrëmjen e 23 nëntorit.
Pavarësisht aksidentit, Balotelli nuk kishte lëndime, kjo për arsye se në momentit e ngjarjes janë hapur menjëherë airbags të makinës.
Por pas aksidentit ai nuk pranoi t'i nënshtrohej testit të alkoolit, raporton La Repubblica.
Për këtë, policia i ka marrë lejen e drejtimit të mjetit, të cilën ndër të tjera nuk e ka pasur me vete.
Komento