VIDEO/ Fshati Xarrë në Konispol, një ndër mrekullitë agrokulturore të Shqipërisë

VIDEO/ Fshati Xarrë në Konispol, një ndër mrekullitë agrokulturore të Shqipërisë

Konispol

Fshati Xarrë, në Konispol në skajin jugor të Shqipërisë kryeson prodhimin e agrumeve ne vend, ku numërohen qindra ha toka të kultivuara me varietete të ndryshme të mandarinave, portokalleve dhe limonëve.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga tokat e mbjella me agrume në fshatin Xarrë të Konispolit. Rama tha se në Xarrë të Konispolit tokat janë të qëndisura nga pemët me mandarina, portokalle e limonë.

"MIRËMËNGJESI dhe me tokat e qëndisura nga pemët me mandarina, portokalle e limonë në Xarrë të Konispolit, ju uroj një javë të mbarë", shkruan Rama. 

Plantacionet me mandarina dhe agrumet e tjera në Konispol, janë kthyer në një model investimi në bujqësinë shqiptare. Këto agrume vlerësohen të një cilësie të lartë dhe prodhim pa pesticide të dëmshme dhe kjo bën që produkti të kërkohet nga tregjet në vendet e tjera të Ballkanit dhe Europës Lindore.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Lezhës, PS përmbys rezultatin dhe merr 4 mandate deputetësh

Sondazhi i Lezhës, PS përmbys rezultatin dhe merr 4 mandate deputetësh