VIDEO/ Fundi i një epoke, nis shembja e 'Camp Nou'

VIDEO/ Fundi i një epoke, nis shembja e 'Camp Nou'

Nga punimet në Camp Nou

Barcelona është duke vijuar me punën për shembjen e mitikut "Camp Nou". Katalanasit do ndërtojnë një stadium modern me 105 mijë vende, që pritet të jetë gati për sezonin 2025-26. Klubi i Barçës ka marrë lejen dhe ka vijuar me heqjen e stolave dhe punimet për shembjen në katin e fundit.

Me licencën nga Këshilli Bashkiak i Barcelonës, klubi do të mund të punojë nëntokë dhe gjithashtu ka leje për të prishur të gjithë katin e tretë të stadiumit, kështu që tashmë mund të kryejë punimet në këto dy zona.

Sezonin që nis pas pak javësh, Barcelona do të luajë në stadiumin Olimpik të qytetit, “Estadi Olimpic Lluis Companys”. Sezoni që sapo u mbyll, ishte i fundit në Camp Nou dhe vetëm pak javë më parë, presidenti Joan Laporta hodhi gurin e parë të themelit për stadiumin e ri.

Pamjet: Mundo Deportivo

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Ndërtesa ku u burgosën martirët e fesë në Durrës po rrënohet

Ndërtesa ku u burgosën martirët e fesë në Durrës po rrënohet