Ndoshta ishte i sigurt që një ditë do të ikte nga kjo botë, por që të humbte jetën në një aksident automobilistik, i përplasur nga një makinë ndërkohë që jetonte në pyje, mund të ketë qenë e papritur për një ujk në Kukës.

Në një aksident të ndodhur në “Rrugën e Kombit” që të çon drejt Morinit, në afërsi të Urës së Uzinës, në Kukës, viktimë ka rënë një ujk i cili ka dashur të kapërcejë nga njëra anë e rrugës në tjetrën. Automjeti ka përplasur ujkun duke i shkaktuar ngordhjen.

Kafsha është larguar nga punonjësit e mirëmbajtjes së “Rrugës së Kombit”. Kohët e fundit ka pasur shtim te ujqërve rreth zonave te banuara përgjatë Rrugës së Kombit.

[gallery]24588[/gallery]

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com