POLONI - Dinamo e Kievit dhe Partizani i Beogradit u përballën në turin e dytë kualifikues të Champions League në "Arena Lublin". Përpara nisjen së ndeshjes, ashtu siç e kishte paralajmëruar edhe klubi ukrainas, lojtarët e Dinamos nuk i dhanë dorën atyre të Partizanit të Beogradit, për vetë mbështetjen që Serbia i ka dhënë Rusisë në sulmin kundër Ukrainës.

Trajneri i Dinamos së Kievit e mbajti fjalën, teksa lojtarët e skuadrës ukrainase u paraqitën përpara ndeshjes me flamurin e tyre kombëtar mbi supe. Gjatë momentit të zakonshëm kur shtërngohen duart mes kundërshtarëve, futollistët e Dinamos së Kievit vendosën të mbanin lart grushtin e tyre dhe të mos u zgjasnin miqësisht dorën lojtarëve serb.