Një zyrtar i lartë i Hamasit u largua papritur nga një intervistë për BBC kur reporteri e pyeti se si grupi militant e justifikonte vrasjen e familjeve izraelite ndërsa flinin në shtretërit e tyre. Rreth 1,400 izraelitë u vranë kur Hamasi nisi ofensivën më 7 tetor ndërsa mbi 200 persona u morën gjithashtu peng dhe mbeten në Gaza.
Korrespondenti i BBC-së për Lindjen e Mesme, Hugo Bachega, pyeti zëvendësministrin e Jashtëm të Hamasit në Gaza, Ghazi Hamad, se si e justifikonte sulmin. Hamad këmbënguli se udhëheqja e Hamasit nuk kishte dhënë “asnjë urdhër për të vrarë civilë”.
Kur u shtyp për faktin se qindra civilë u vranë gjatë të ashtuquajturit operacion ushtarak, ai tha se “zona ishte shumë e madhe, kishte shumë civilë atje dhe pati përleshje dhe konfrontime”.
Gazetari sqaroi se nuk është një konfrontim i thjeshtë kur ata hynë në shtëpitë e njerëzve. Hamadi më pas u përgjigj: “Mund t’ju them se nuk kishim asnjë qëllim apo vendim për të vrarë civilët.”
Gazetari vazhdon duke pyetur: “Si e justifikoni vrasjen e njerëzve ndërsa ata flenë? Si e justifikoni vrasjen e qindra njerëzve?’ Si përgjigje Hamadi nxjerr mikrofonin e tij, ngrihet nga karrigia dhe thotë: “Dua ta ndaloj këtë intervistë”.
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Shkurt, 09:49
Kush e ka fajin për shembjen e rrugës Librazhd-Prrenjas?
-
Shkaqe natyrore
38.7%
-
Gërryerja lumit
25%
-
ARRSH
36.3%
Vota total: 796
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqipëria e Kosova do dërgojnë trupa! Çfarë është Forca e Stabilizimit për Gazën? Do të ketë 20 mijë ushtarë! Baza e parë me sipërfaqe 141 hektarë
20 Shkurt, 14:20
-
Hamasi forcon kontrollin në Gaza, ndërsa Trump po punon për të çuar përpara planin e paqes
19 Shkurt, 17:07
-
Shqipëria dhe Kosova do të jenë pjesë e Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza! Do të kenë rol në ruajtjen e armëpushimit dhe çarmatosjen e Hamasit
18 Shkurt, 22:26
-
Si funksionon Bordi i Paqes? Njëzet e shtatë vende (vetëm dy prej tyre të BE-së) kanë votuar pro! Dhe Trump ka të drejtë vetoje
18 Shkurt, 07:28
-
Izraeli: Hamasi ka 60 ditë kohë të çarmatoset, ndryshe do i kthehemi luftës në Rripin e Gazës
16 Shkurt, 14:20
-
BE distancohet nga Bordi i Paqes, Ursula Von der Leyen refuzon takimin inaugurues
15 Shkurt, 14:24
-
Izraeli kryen sërish sulme në Gaza, zyrtarët palestinezë: U vranë 11 persona, po shkelet armëpushimi
15 Shkurt, 13:55
-
Indonezia përgatitet të dërgojë deri në 8 mijë ushtarë në Gaza
10 Shkurt, 19:07
-
Hamas: Nuk i dorëzojmë armët dhe as nuk pranojmë një qeveri të huaj
8 Shkurt, 22:45
-
Bordi i Paqes, media: Anëtarët e organizatës takim më 19 shkurt në Uashington! Në fokus rindërtimi i Gazës
7 Shkurt, 08:52
-
Izraeli vijon bombardimet në Rripin e Gazës, 18-të vrarë! Raporti i organizatës 'B'Tselem' zbulon detaje tronditëse për të burgosurit palestinezë
4 Shkurt, 12:55
-
Enver Robelli: Një bullgar në Gaza, kush është Nikolaj Mladenov?
3 Shkurt, 16:34