VIDEO/ Gazetari e pyet për vrasjen e civilëve izraelitë, i inatosur zyrtari i Hamasit ndërpret intervistën

VIDEO/ Gazetari e pyet për vrasjen e civilëve izraelitë, i inatosur zyrtari i Hamasit ndërpret intervistën

1698413054_hama.jpg

Një zyrtar i lartë i Hamasit u largua papritur nga një intervistë për BBC kur reporteri e pyeti se si grupi militant e justifikonte vrasjen e familjeve izraelite ndërsa flinin në shtretërit e tyre. Rreth 1,400 izraelitë u vranë kur Hamasi nisi ofensivën më 7 tetor ndërsa mbi 200 persona u morën gjithashtu peng dhe mbeten në Gaza.

Korrespondenti i BBC-së për Lindjen e Mesme, Hugo Bachega, pyeti zëvendësministrin e Jashtëm të Hamasit në Gaza, Ghazi Hamad, se si e justifikonte sulmin. Hamad këmbënguli se udhëheqja e Hamasit nuk kishte dhënë “asnjë urdhër për të vrarë civilë”.

Kur u shtyp për faktin se qindra civilë u vranë gjatë të ashtuquajturit operacion ushtarak, ai tha se “zona ishte shumë e madhe, kishte shumë civilë atje dhe pati përleshje dhe konfrontime”.
Gazetari sqaroi se nuk është një konfrontim i thjeshtë kur ata hynë në shtëpitë e njerëzve. Hamadi më pas u përgjigj: “Mund t’ju them se nuk kishim asnjë qëllim apo vendim për të vrarë civilët.”

Gazetari vazhdon duke pyetur: “Si e justifikoni vrasjen e njerëzve ndërsa ata flenë? Si e justifikoni vrasjen e qindra njerëzve?’ Si përgjigje Hamadi nxjerr mikrofonin e tij, ngrihet nga karrigia dhe thotë: “Dua ta ndaloj këtë intervistë”. 


Lajmi kryesor:

Lufta/ Izraeli bombardon Gazan me 100 avionë njëkohësisht! Hamasi përgjigjet me raketa: Tanket kanë hyrë në Rripin! Gaza pa telefon dhe internet (VIDEO)


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Koha për të rregulluar problemet e së shkuarës...çfarë thonë yjet për ju sot

Koha për të rregulluar problemet e së shkuarës...çfarë thonë yjet për ju sot