VIDEO/ Giacomo Vrioni shënon në SHBA

VIDEO/ Giacomo Vrioni shënon në SHBA

Giacomo Vrioni

SHBA - Giacomo Vrioni, sulmuesi shqiptar ka shënuar golin e pestë këtë sezon me New England Revolution. Për raundin e 12-të në MLS amerikane të futbollit, shqiptari tundi rrjetën në fund, por të tijtë nuk mundën të merrnin pikë në udhëtim.

New York Red Bulls fituan 4-2, teksa Vrioni shënoi vetëm në fund. Duhej minuta e 90-të që ish-sulmuesi i Kombëtares të gjente rrjetën, duke i dërguar shifrat në 3-2.

Me besimin se mund të barazonin, Revolution u hodh në sulm dhe pësoi gol në shtesë për rezultatin final 4-2. Ky ishte goli i parë për Vrionin në transfertë, që nga koha kur la Evropën dhe kaloi në SHBA në verën e 2022.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet parlamentare 2025, sipas jush si duhet të votojë diaspora?



×

Lajmi i fundit

Gati plani i menaxhimit të Parkut Kombëtar të Vjosës! Pirushi: Tani kemi një dokument për ta zbatuar

Gati plani i menaxhimit të Parkut Kombëtar të Vjosës! Pirushi: Tani kemi një dokument për ta zbatuar