Biznesmeni Gjergj Luca përmes një postimi në rrjete sociale njofton se e ka shpallur shtatorin si muaj sulmi për mbrojtjen e punës dhe të vërtetës.

“Nga puna dhe prej punës fillon marshimi i së vërtetës. Shtatori, muaj sulmi për mbrojtjen e punës, të vërtetës dhe të ardhmes së fëmijëve tanë”, shkruan ai, ndërsa ka postuar videon e mëposhtme nga Godoleshi.

Pas padisë që ka bërë në Prokurorinë e Posaçme Anti Korrupsion sipas tij për shpifjet që i janë bërë në media, Luca si duket ka nisur edhe një "luftë" në rrjete sociale, teksa po reklamon punën.