LYON - Miqësorja e luksit mes Francës dhe Gjermanisë foli për miqtë e Julian Nagelsmann, që fituan 0-2 në stadiumin "Park Olympique Lyon".
Rikthimi i Toni Kroos te Gjermania ishte deçiziv, me mesfushorin e Real Madrid që asistoi për Wirtz pas vetëm 2 sekondave lojë, me sulmuesin e Leverkusen që mposhti Samban në portë me një gol fantastik.
Të gjithë tifozët vendas u shokuan, teksa Franca nuk mundi të barazonte. Kur nuk shënon do pësosh, ndërsa Gjermania gjeti edhe golin e dytë me Havertz në të 49 minutë.
Pasimi i Musiala u shfrytëzua mirë nga Havertz që mbylli llogaritë e sfidës. Në pjesën e dytë si Deschamps dhe Nagelsmann hodhën në fushë emra të rinj, teksa Gjermania duket se kishte nevojë për klasin e Kroos në mesin e fushës.