VIDEO/ Goditet organizata kriminale me bazë në Turqi, arrestohen 37 persona në kërkim ndërkombëtar

VIDEO/ Goditet organizata kriminale me bazë në Turqi, arrestohen 37 persona në kërkim ndërkombëtar

Hakan Agık

Turqia njoftoi të enjten se ka arrestuar Hakan Agık dhe 36 persona të tjerë të përfshirë në një rrjet ndërkombëtar të krimit të armatosur, duke përfshirë disa të kërkuar nga autoritetet australiane, amerikane dhe të Zelandës së Re.

Sipas një postimi në platformën X të ministrit të Brendshëm Ali Gerlikaya, të dyshuarit u arrestuan në Stamboll dhe rrjeti kriminal dyshohet se është i përfshirë në një rrjet ndërkombëtar të trafikut të drogës dhe pastrimit të parave.

“Gjatë operacionit Kafaz, i zhvilluar në Stamboll kundër organizatës kriminale të armatosur ndërkombëtare Comanchero, e cila është e vendosur në Australi dhe vepron në mbarë botën nën udhëheqjen e Hakan Ağık, u arrestuan 37 të dyshuar. Me vendim gjykate u arrestua Agik si dhe shtatë zyrtarë të tjerë të lartë të organizatës, ndaj të cilëve ishin lëshuar urdhër arreste ndërkombëtare nga Shtetet e Bashkuara, Australia dhe Zelanda e Re”, tha Gerlikaya.

Gjithashtu u sekuestruan asetet e organizatës me vlerë rreth 4.5 miliardë lira turke (pothuajse 150 milionë euro) që u përkisnin 55 të dyshuarve. Këto pasuri përfshijnë llogari bankare, pasuri të paluajtshme, automjete dhe aksione në 22 kompani, raporton gazeta Greke.

U konstatua se drejtuesit e bandave që i përkasin organizatës, së bashku me drejtuesit e saj dhe anëtarë të organizatave turke dhe të huaja, kanë mbërritur në Turqi, ku vazhdojnë aktivitetet e tyre kriminale, duke tentuar të dërgojnë drogën e blerë nga Amerika e Jugut në Australi, Holandë dhe Hong Kong dhe gjithashtu u angazhua në aktivitete të pastrimit të parave.

Sipas informacioneve, pasuria e famëkeqit Agik kap vlerën e gati 1.1 miliardë eurove. Sidomos në Australi ai ishte i kërkuari numër një.

 

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)