VIDEO/ Gol deçiziv në 'frymën e fundit', Fiorentina i merr tri pikë Sassuolos

VIDEO/ Gol deçiziv në 'frymën e fundit', Fiorentina i merr tri pikë Sassuolos

Festa e Fiorentinës

Në stadiumin "Artemio Franchi" në Firenze, Fiorentina fitoi 2-1 me Sassuolon për javën e 17-të në Serie A. Gjithçka u vendos në pjesën e dytë, me skuadrat që shënuan tre gola. Në minutën e 48, Saponara kaloi në avantazh vendasit e Italianos. Vetëm nëntë minuta më vonë, pikërisht në të 57 minutë, Berardi nga pika e bardhë e penalltisë barazoi ndeshjen në 1-1. Kur dukej se skuadrat do ndanin nga një pikë, arbitri Manganiello akordoi 11 metërsh për "Violat" pas konsultës me VAR për prekje të topit me dorë në zonë. Nicolas Gonzalez nuk gaboi në minutën e 90+1 duke i dhënë tri pikë të tijve. Me këtë fitore Fiore shkon në kuotën e 23 pikëve në vendin e nëntë, teksa Sassuolo me 16 pikë mban pozitën e 16-të.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Juventus fitore minimale në shtëpi, Inter 'ngec' në transfertë! Fiorentina i falet VAR-it dhe penalltisë


S.DH/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Askush mos kaloj vijën e bardhë! Merrem unë me ta’, momenti kur drejtori i policisë së Korçës përplaset me fermerët protestues në Maliq

‘Askush mos kaloj vijën e bardhë! Merrem unë me ta’, momenti kur drejtori i policisë së Korçës përplaset me fermerët protestues në Maliq