VIDEO/ Gol dhe asist, Vedat Muriqi i shënon Barcelonës në La Liga

La Liga e futbollit në Spanjë është në javën e shtatë. Në “Estadi Mallorca”, Mallorca fitoi kundër Barcelonës 2-1 në pjesën e parë. Dueli u zhbllokua në minutën e tetë nga Vedat Muriqi.

Sulmuesi dardan përfitoi nga një pasim i Sanchez në zonë dhe nga pranë nuk mund të gabonte, duke mposhtur Ter Stegen. Edhe pse Xavi i paralajmëroi të tijtë për forcën e Muriqit, te Barça u ndëshkuan pikërisht nga shqiptari.

Pas golit të pësuar Barça e shtoi ritmin dhe barazoi në minutën e 41 me Raphinha. Prats në 45+3 riktheu epërsinë të Mallorca, kjo pas asistit të Muriqit.

Pjesa e parë mes dy skuadrave u mbyll 2-1, me Muriqin që e dërgon në tre numrin e golave sezonalë në kampionatin spanjoll. Duket se katalanasit do e kenë të vështirë edhe pjesën e dytë, teksa rrezikojnë të humbasin kreun e klasifikimit nëse dalin pa pikë nga ishulli.

SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Tirana çel 'Javët Kulturore Ndërkombëtare', Veliaj: Sot e gjithë bota ka ardhur në Tiranë, arti dhe kultura i bashkojnë njerëzit

Tirana çel 'Javët Kulturore Ndërkombëtare', Veliaj: Sot e gjithë bota ka ardhur në Tiranë, arti dhe kultura i bashkojnë njerëzit